Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen grabitësit me uniformë policie në Përmet
English

Arrestohen grabitësit me uniformë policie në Përmet

Këlcyrë, (Përmet), 24 prill, NOA – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen si autorë të një grabitje në qytetin e Këlcyrës në Përmet. Personat e arrestuar janë; Enerik Serani, 27 vjeç, lindur dhe banues në Këlcyrë- Përmet, i dënuar më parë 3 herë; për vjedhje në Këlcyrë e Tiranë dhe për trafik droge në shtetin grek dhe Rigert Isufaj, 22 vjeç lindur dhe banues në Këlcyrë- Përmet.

Arrestimi i dy të rinjve është parë pas orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Këlcyrë. Një prej dy të rinj gjatë tentativës për grabitje mbante veshur një uniformë policie.

Roja i karburantit në pronësi të qytetarit G.N nga Këlcyra ka arritur të ndjejë grabitësit dhe është përleshur me ta duke mos i lënë që të marrin paratë. Pas sinjalizimit të policisë ka nisur dhe hetimi për gjetjen e grabitësve. Roja ka dëshmuar se dy grabitësit kishin tentuar të hapnin derën e pasme të pikës së karburantit me anë të një kaçavide.

Specialistët e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Policisë së Rendit të këtij Komisariati kanë organizuar punën për zbulimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Në ndihmë të forcave të Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur edhe forca të tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të drejtuara nga Drejtori i Policisë dhe Zv/drejtori i Policisë.

Gjithashtu për kapjen e tyre në të gjithë aksin rrugor Gjirokastër- Përmet ,dhe Përmet -Çarshovë janë ngritur postoblloqe policie .

a.k/NOA

KOMENTE