Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama e mori sloganin nga Komiteti i Partisë së Punës
English

Berisha: Rama e mori sloganin nga Komiteti i Partisë së Punës

Vau i Dejës, 24 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha e cilësoi alternativën e Partisë Socialiste si një ide të nxjerrë nga arkivat e Partisë së Punës. “Shoku Edi Rama që zgjodhi për lajtmotiv të kësaj fushate sloganin e “E vetmja rrugë”, e nxori atë nga arkivat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pra, mori sërish rrugën e etërve të tij”, tha Berisha gjatë takimit elektoral të zhvilluar në Vaun e Dejës mbrëmjen e djeshme.

Në prezantimin e kandidatit të mazhorancës Gjon Marku, Berisha theksoi se koalicioni Aleanca për të Ardhmen” do të realizojë çdo projekt. Ndërkohë, duke folur për opozitën, Berisha u shpreh se ajo ka bllokuar çdo projekt për zhvillimin e vendit.

“Rruga e vetme e zotit Rama ishte rruga për të kundërshtuar çdo projekt për Vaun e Dejës, Shkodrën, për Vlorën, për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Rruga e vetme e Edi Ramës ishte rruga për të shpallur kriminale rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja, ishte rruga për të bllokuar me çdo kusht anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, për të bllokuar pajisjen tuaj me pasaporta biometrike, për të futur vizat tuaja në kuti. Rruga e tij e vetme ishte rruga për të votuar kundër çdo buxheti, kundër çdo ligji, kundër çdo vendimi, vetëm e vetëm se ato ishin interesat tuaja jetike”, tha Berisha.

Ai ka theksuar se qytetarët do të dijnë ta bëjnë dallimin dhe do të bashkohen me ata që duan zhvillimin e vendit.

“Atëherë le t’i themi ne atij – udhë e mbarë shoku Edi në shtëpinë e vetmisë politike. Ne do të bashkohemi. Ne sot jemi më të vendosur dhe më optimistë se kurrë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Është e vërtetë se kemi sërish punë për të bërë. Është e vërtetë se në këtë vend rruga nuk është bulevard me lule, por është e vërtetë se në 20 vjet, ne kemi arritur më shumë se çdo komb tjetër në 20 vjet në rrugën e lirisë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE