English

Dik Marti largohet nga politika e qeverisë zvicerane

Zvicër, 24 prill, NOA - Përfaqësuesi aktual i Kantonit Ticino në Zvicër, Dik Marti, nga shtatori i ardhshëm nuk do të jetë më në këto funksione në qeverinë zvicerane, ka bërë të ditur të shtunën partia e tij radikale-liberale (PLR).

Për arsyet e këtij vendimi politik askush nuk është në gjendje të shpjegojë, madje as vetë Marti, ku përfaqësuesit e mediave e kanë kërkuar për shpjegime, por ai nuk është prononcuar për media.

“Ai është i pakapshëm. Aktualisht gjendet jashtë vendit”, është ky shpjegim i vetëm që japin mediat zvicerane.

Burimet e ngjashme kanë theksuar se Dik Marti në këtë funksion ishte nga dhjetori i vitit 1995. Si ekonomist dhe jurist ka qenë për një kohë si prokuror i përgjithshëm në Tikino i cili në vitin 1989 inkuadrohet në politikë. Ndërsa, në vitin 2005 bëhet anëtar i Asamblesë Parlamentari të Këshillit Evropian.

Ishte i ngarkuar për hetuesi të burgjeve sekrete të CIA-s në Evropë i cili aktivitet është vlerësuar me mjaft huti dhe rezervë nga ndërkombëtarët. Pas kësaj, ai në cilësinë e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KE nga dhjetori i vitit të kaluar ishte ngarkuar për të zhvilluar hetuesi për kinse trafik organesh në Kosovë.

NOA

KOMENTE