English

Lulzim Basha, urim për të krishterët me rastin e Pashkëve

Tiranë, 24 Prill 2011 NOA - Kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka dërguar një urim për të krishterët me rastin e Pashkëve.

Uroj sot përzemërsisht të gjithë të krishterët me rastin e Pashkëve, - thotë z.Basha në mesazhin e tij.

Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj dite, Basha shpreh bindjen se të gjithë gjejmë sot forcë për ringjallje dhe shpresë.

“Gjithashtu, besoj se kjo ditë na bën të gjithëve të reflektojmë, që të bëhemi më të mirë, secili në punën dhe pozicionin e tij”, - thotë z. Basha duke mbyllur mesazhin, me urimin: “Për shumë vjet Pashkët”.

e.t/NOA

KOMENTE