English

“Pacolli mund të largohet dhe nga posti i zëvendëskryeministrit”

Prishtinë, 24 prill, NOA - Behgjet Pacolli pas largimit nga detyra e presidentit të Kosovës mund të heq dorë edhe nga detyra e zëvendëskryeministërit të parë në Qeverinë aktuale.

Sipas gazetës “Koha Ditore”, me marrëveshjen për riformatimin e Qeverisë dhe koalicionimit PDK-AKR, Pacolli ka hequr dorë nga pozita e dytë në Qeverinë e Hashim Thaçit.

”Nëse e bënë këtë, i bie që brenda pak më shumë se dy muaj ai të lërë tri funksione të larta shtetërore, të deputetit, të cilin mandat e ka dorëzuar kur është zgjedhur president, pastaj të presidentit, dhe ne fund të kryeministrit. Pacolli po do që qysh tash të nisë përgatitjet për të kandiduar për postin e presidentit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar një zyrtar i AKR-së për të përditshmen kosovare.

NOA/INA

KOMENTE