Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Pashkët moment reflektimi për ringjalljen në kalvarin e historisë
English

Topalli: Pashkët moment reflektimi për ringjalljen në kalvarin e historisë

Shkodër, 24 prill 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke u uruar festën e Pashkës të gjithë besimtarëve të krishterë tha se Pashkët janë një moment reflektimi dhe lutjeje për marshin e kalvarit të Krishtit nga kryqëzimi në ringjallje e amëshim.

“Besoj se Pashkët janë një moment reflektimi dhe lutjeje të asaj që është marshi i kalvarit, të asaj që është kryqëzimi dhe pastaj ringjallja. Po të mendosh dhe të reflektosh thellë arrin tek vlera e dhimbjes dhe tek transformimi i dhimbjes në ringjallje, gjë që secili prej nesh e lidh me historinë e vendit tonë, me kalvarin e gjatë të historisë dhe pushtimit të diktaturës së vendit tonë dhe pastaj me momentin e transformimit, të asaj që është bukuria e ringjalljes, shpresa për të ardhmen, lutja për qytetin dhe qytetarët”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli.

Ajo tha se momenti i reflektimit i shërben gjithkujt të kuptojë historinë e vendit, të gjejë dhimbjet që ka hequr Shqipëria në shekuj, dhe gjatë diktaturës komuniste.

Sipas zonjës Topalli ky moment reflektimi shërben për të kuptuar se sa është ringjallur vendi në këto 20 vitet e fundit përmes dhimbjes, optimizmit dhe shpresës, ringjalljes.

mit/NOA

KOMENTE