English

Arratisje spektakolare, 476 talebanë ikin nga burgu në Afganistan

Afganistan, 25 prill, NOA - Qindra të burgosur, shumica prej tyre militantë talibanë të dyshuar, kanë ikur nga një burg në pjesën jugore të Afganistanit.

Drejtori i burgut në Kandahar, tha se 476 të burgosur, kanë ikur nëpërmjet tunelit nëntokësor, të dielën në mbrëmje. Talibanët kanë thënë se militantët e kishin gërryer tunelin, për të cilin udhëheqësit e burgut thonë se ishte i gjatë dhjetëra metra.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousef Ahmadi, tha se afro 100 të burgosur të ikur, ishin komandantë talibanë dhe shumica e të tjerëve ishin luftëtarë talibanë.

Në burgun e Kandaharit mund të vendosen afro 1200 të burgosur. Kjo është ikja e tretë e madhe në tri vitet e fundit nga ky burg.

Në vitin 2008, afro 1 mijë të burgosur, përfshirë edhe militantë talibanë, ikën nga burgu, pasi talibanët e kishin shfrytëzuar një kamion me eksploziv për t’i hapur daljet nga burgu.

NOA/RFE

KOMENTE