Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Fushë-Krujë: Në 8 maj e nisim Edi Ramën në vetminë më të thellë
English

Berisha në Fushë-Krujë: Në 8 maj e nisim Edi Ramën në vetminë më të thellë

Fushë-Krujë, 25 prill 2011, NOA – Lideri demokrat Sali Berisha pas Pukës dhe Fushë-Arrëzit ndaloi pasditen e sotme në Fushë-Krujë ku deklaroi se në 8 maj Tirana, dhe e gjithë Shqipëria do ta nisë Edi Ramën në vetminë më të thellë që ai meriton. Shefi i qeverisë u kërkoi krutanëve të mos votojnë alternativën e rrugës së vetme duke e cilësuar atë si alternativa e rrugës së përbaltjes.

“Edi Rama mendon se me rrugën e vetme mund të përbaltë Sali Berishën, por gabohet, sepse me atë rrugë kërkon të përbaltë shqiptarët dhe gjithçka që kemi arritur me mund e djersë”, theksoi kryeministri.

Në këtë kontekst ai bëri me dije se Edi Rama kalon nga platforma në platformë duke përsëritur shpifjet bajate të Ramiz Alisë se Shqipëria ka 1 milion të papunë.

Këtu kryeministri Berisha deklaroi se Shqipëria ka të papunë, porse gjatë krizës në Europë papunësia u ul shumë herë.

“Shqiptarët kanë ndërtuar në këto vite më shumë vila se të gjithë bunkerët e ndërtuar nga etërit e tij komunistë”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë i rikujtoi Ramës se “Je i vetmi që për dy vite me radhë bëre çdo gjë për të futur vizat në kuti, por dështove”.

Duke mbështetur kandidatin Bilal Stafuka kryeministri Berisha u bëri thirrje banorëve të Fushë-Krujës ta votojnë atë duke i premtuar se “do të shndërroj në realitet çdo projekt të kandidatëve për Fushë-Krujën, pasi Fushë-Kruja, kryeqyteti i mikpritjes shqiptare është e para, se ju jeni të parët”.

Zoti Berisha i garantoi krutanët se në katër vitet e ardhshme infrastruktura e Fushë-Krujës do të bëhet tërësisht evropiane dhe se do të ndërtohen 8 mijë kilometra rrugë.

Kryeministri theksoi se në majën e suksesit të alternativës së koalicionit “Aleanca për Qytetarin” qëndron vullneti i hekurt për të ndërtuar Europën në Fushë-Krujë dhe në të katër anët e vendit.

“Kjo është alternativa jonë që ka në qendër punën dhe ka qëllimin më madhor t’u japë mundësinë që secili prej jush të bëjë më të mirë jetën e vet”, tha kryeministri.

Ai përmendi arritjet e mëdha historike të Shqipërisë, anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë pa viza në Europë.

“Ne ia dolëm që Shqipërinë që s’ekzistonte në hartën e turizmit ta shndërrojmë në të bukurën e dheut. Që ekonominë shqiptare të falimentuar ta ndërtojmë me punë dhe ta shndërrojmë në ekonominë më të zhvilluar. Arritëm të mbajmë premtimet e mëdha, të dyfishojmë rrogat, pagat e mesme dhe të ulëta”, nënvizoi kryeministri.

Ai premtoi se mazhoranca dhe alternativa e saj punojnë që të hapin male e të ndërtojnë tunele, e autostrada të reja.

mit/NOA

KOMENTE