Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet me armë zjarri një burrë pranë ambasadës greke
English

Ekzekutohet me armë zjarri një burrë pranë ambasadës greke

Tiranë, 25 Prill 2011 NOA – Një person është qëlluar me armë duke mbetur i vrarë para pak minutash në rrugën e Kavajës, pranë ambasadës greke.

Burime policore në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se Sulejman Haxhia, rreth 60 vjeç, me banim në kryeqytet, është qëlluar me armë zjarri duke marrë plagë vdekjeprurëse.

Viktima edhe pse është nisur për t’u dërguar në spital, nuk arriti të mbijetojë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime policore në vendin e krimit.

Hetimet e para nxjerrin si pistë kryesore atë të një ekzekutimi për shkaqe hasmërie.

e.t/NOA

KOMENTE