Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri në Fushë Arrëz: Do përdorim skemat më favorizuese për punësimin
English

Kryeministri në Fushë Arrëz: Do përdorim skemat më favorizuese për punësimin

Fushë Arrëz, 25 prill 2011, NOA – Shefi i mazhorancës Sali Berisha gjatë ndalesës së sotme në Fushë Arrëz deklaroi se qeveria do të mbështesë projektet e punësimit në këtë zonë, duke përdorur skemat më favorizuese për banorët e Fushë Arrëzit.

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarin” për bashkinë e Fushë Arrëzit, Alfred Qafa, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të mbështesë çdo projekt të Alfred Qafës për punësimin dhe nxitjen e investimeve në këtë zonë.

Shefi i qeverisë u zotua se suksesin e kandidatit Alfred Qafa në 8 maj qeveria e tij do ta shndërrojë në mirësi, në sukses, në mbarësi për komunitetin e Fushë Arrëzit.

Duke risjellë në vëmendje investimet e qeverisë në këtë zonë që llogariten në mbi 220 milionë lekë, kryeministri Berisha u premtoi banorëve të Fushë Arrëzit se “katër vitet që vitet që vijnë qyteti i Fushë Arrëzit, fshatrat e tij, nuk do të kenë më as edhe një kilometër rrugë pa asfaltuar”. “Siç bëmë unazën, siç ndërtuam rrugën kombëtare Vau Dejës – Qafë Mali, do të asfaltojmë çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie. Ndërtimi i rrugës së kombit, Durrës - Kukës, e ka shmangur në një farë mënyre qytetin e Fushë Arrëzit, por ju jap fjalën se në segmentin më të shkurtër do ta bashkojmë Fushë Arrëzin me rrugën e kombit dhe me Tiranën. Ne kemi investuar për modernizimin e shkollave. Katër vitet që vijnë çdo shkollë e kësaj bashkie do të jetë e rindërtuar me parametrat më modernë. Ne do të vazhdojmë fazat e tjera të ndërtimit të ujësjellësit, në mënyrë që ju të keni ujë 24 orë. Ne do t’ju mbështesim ju për shërbimet më të mira dhe më cilësore”, premtoi kryeministri.

Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje fermerëve të Fushë Arrëzit që të aplikojnë sa më shumë për të krijuar kopshtet e parqet më të mira të Shqipërisë në zonën e Fushë Arrëzit.

“Thirrja ime është të mbjellim sa më shumë pemë. Ju garantoj se për çdo dru frutor, arra, gështenja, mollë, e çfarë do që të mbillni, qeveria do të financojë fidanët e tyre” garantoi zoti Berisha.

mit/NOA

KOMENTE