Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohen dy zyrtarë policie në Kosovë
English

Pezullohen dy zyrtarë policie në Kosovë

Prishtinë, 25 Prill 2011 - Një rreshter dhe një zyrtar tjetër policor të Kosovës janë suspenduar nga puna me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë kosovare, Baki Kelani.

“Në bazë të rekomandimeve të dala nga Standardet Profesionale të Policisë së Kosovës dhe vlerësimet e Komisionit për Përdorim të forcës, Drejtori i Përgjithshëm, ka marrë vendim që të suspendohet Rreshteri, Faruk Cetinaj dhe zyrtari policor, Bekim Maliqi”, ka thënë Kelani.

Fjala është për hetimet e brendshme policore që kanë nisur pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës kundër tifozëve të ekipit basketbollistik të kryeqytetit, Plisat, ndërhyrje kjo që ndodhi pas ndeshjes mes Prishtinës dhe ekipit serb, Bambi.

Kelani tha se “rreshteri Cetinaj është suspenduar për lëshime dhe mos koordinim gjatë menaxhimit të situatës, ndërsa polici Maliqi për tejkalim të autorizimit të përdorimit të sprejit policor”.

Kelani i tha radios Evropa e Lirë se edhe pesë pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, ku përfshihen pjesëtarë shqiptarë, serbë, boshnjak dhe goranë, po hetohen për përdorim të forcës.

Rasti i përleshjes mes forcave policore dhe tifozëve kryeqytetas janë cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për këtë arsye, si tifozët e Prishtinës njëjtë edhe pjesëtarët e policisë po hetohen në të njëjtën kohë edhe nga Prokuroria e Kosovës.

KOMENTE