Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Tentativa manipulimi në Njësinë 10, u mohohet vota shtetasve
English

PS: Tentativa manipulimi në Njësinë 10, u mohohet vota shtetasve

Tiranë, 25 prill 2011, NOA – Deputetja socialiste Ledi Shamku denoncoi manipulimet me listat e zgjedhësve në njësinë bashkiake numër 10. Deputetja Shamku bashkë me kandidaten e “Aleancës për të Ardhmen” për kryetare minibashkie Enada Alikaj dhe kandidatin për këshillin bashkiak Gent Gazheli bënë me dije “40 shtetasve u është hequr e drejta themelore, e garantuar në Kushtetutë, e drejta për të votuar”.

Kandidatja për këtë minibashki Enada Alikaj deklaroi se “Nga gjithë verifikimi i bërë nga listat përfundimtare të zgjedhësve është vënë re se 40 persona janë lënë pa qendër votimi për atë ditë. Pra, u është hequr e drejta e votës, kjo sigurisht në kundërshtim me Kushtetutën. I garantojmë të gjithë këta persona se do të kenë PS në krah, për të hyrë me vendim gjykate dhe për të patur të drejtën e votës në 8 maj”, theksoi Alikaj.

Sipas saj në listat përfundimtare janë shtuar 261 persona, shumica e tyre me kontrata fiktive qiraje.

“Ajo që është edhe më e turpshmja, administrata që kemi nga pas, është detyruar që të gjithë pjesëtarët e familjes, të farefisit ku i kanë e nga i kanë, ti sjellin si votues pranë Njësisë numër 10. Ju themi të mos guxojnë ti afrohen kutive të votimit në datën 8 maj. Të gjithë këta janë në kundërshtim me ligjin sepse janë me kontrata fiktive qiraje”, deklaroi kandidatja Alikaj.

Ndërsa kandidati për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit Gent Gazheli tha se janë identifikuar emigrantët dhe personat, të cilët janë shtuar jashtë afatit ligjor si votues në njësinë bashkiake nr. 10.

Ai bëri thirrje që askush të mos guxojë t’i afrohet qendrave të votimit në datën 8 maj.

“Emigrantët janë verifikuar qendër për qendër, e dimë ekzaktësisht me emër, mbiemër, se kush do vijë të votojë në 8 maj. I themi Saliut, Lulit të Saiut dhe këtij kuadrit të Lulit, të mos guxojnë dhe të manipulojnë votën në datën 8 maj për të deformuar procesin, sepse do përballen me ligjin e shtetit dhe jo me ligjin e pushtetit”, apeloi Gazheli.

Deputetja socialiste Ledi Shamku bëri me dije se janë skeduar tashmë 400 emra votuesish të zhvendosur nga një qendër në tjetrën.

Shamku u premtoi votuesve se në 8 maj do u vijë në ndihmë të gjithë atyre që do duan të votojnë dhe nuk do gjejnë dot qendrën e tyre të votimit për shkak të zhvendosjeve të paligjshme që u ka bërë administrata e minibashkisë.

“Kjo grimca e pushtetit këtu mbrapa, që administratë nuk quhet ka bërë një zhvendosje të votuesve. Janë 400 emra që ne i kemi skeduar një për një. I garantojmë të gjithë shqiptarët se atë ditë në krah do të kenë PS-në, për t’i treguar se ku është qendra e tyre e votimit dhe për t’u mundësuar të pamundurve në moshë të mbërrijnë në qendrën e votimit për të ushtruar votën e tyre të lirë. Nuk ka gjë në botë që do të manipulojë votën e lirë”, premtoi deputetja socialiste.

Ajo theksoi se po përgatitet një tjetër kallëzim penal për këtë shkelje të ligjit, duke dalë garant se “Kush do guxojë në mënyrë abuzive t’i afrohet kutive të votimit në datën 8 maj, do të përballet me forcën e ligjit sepse është e gjitha në dritë të diellit”.

mit/NOA

KOMENTE