Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullat për punësimin e anëtarëve të familjes
English

Rregullat për punësimin e anëtarëve të familjes

Qeverisja e korporatave: Dekreti në biznesin familjar dhe rregullat për punësimin e anëtarëve të familjes

Një material i dobishëm për të gjithë, ofruar për lexuesit e NOA, nga IFC

Tiranë, 25 Prill 2011 NOA - Biznesi familjar përbën formën më mbizotëruese dhe më të vjetër të organizimit të biznesit. Në shumë vende, biznesi familjar përfaqëson më shumë se 70% të biznesit në përgjithësi dhe luan një rol kryesor në zhvillimin ekonomik dhe në forcën e punës.

Për shembull, në Spanjë rreth 75% e biznesit ka pronësi familjare dhe kontribuon mesatarisht me 65% në GDP-në shtetërore.

Në mënyrë të ngjashme, biznesi familjar kontribuon me rreth 60% në GDP-në e Amerikës Latine. Biznesi familjar varion nga ndërmarrjet e vogla e të mesme deri në konglomerate të mëdha që operojnë në një sërë industrish të ndryshme dhe në shtete të ndryshme.

Disa prej bizneseve familjare më të njohura janë: Salvatore Ferragamo, Benetton dhe Fiat Group në Itali; L’Oreal, Carrefour Group, LVMH dhe Michelin në Francë; Samsung, Hyundai Motor dhe LG Group në Korenë e Jugut; BMW dhe Siemens në Gjermani; Kikkoman dhe Ito-Yokado në Japoni si edhe Ford Motors Co dhe Wal-Mart Stores në Shtetet e Bashkuara.

Është fakt i njohur që shumica e bizneseve familjare kanë kohëzgjatje shumë të shkurtër, pasi themeluesi i këtyre bizneseve e ndërpret qeverisjen. Si rrjedhojë 95% e bizneseve familjare dështojnë dhe nuk e kalojnë brezin e tretë të pronarëve.

Shpesh herë, shkak për këtë është mospërgatitja e brezit të ardhshëm për t’u përballuar me kërkesat e biznesit në rritje si dhe me rritjen e kërkesave të familjes tashmë të shtuar në numër.

Biznesi familjar mund të zmadhojë probabilitetin për mbijetesë duke futur një strukturë të mirë qeverisëse në të dhe duke filluar procesin arsimor të brezave të ardhshëm në këtë aspekt.

Me sa duket, tipari më i spikatur në lidhje me bizneset familjare ka të bëjë me faktin që shumica e tyre dështojnë në periudhën afatgjatë. Dhe me të vërtetë, dy të tretat deri në tre të katërtat e bizneseve familjare dështojnë ose shiten nga themeluesi (themeluesit) gjatë zotërimit e tyre. Vetëm 5% deri në 15% e tyre e vazhdojnë punën nëpërmjet gjeneratës së tretë të themeluesve.

Ajo çka i ndan kompanitë familjare nga kompanitë konkurrente është aspekti familjar. Si pasojë e kësaj, familja luan rolin kryesor në udhëheqjen e biznesit. Në fazat e para të themelimit të biznesit, shfaqet një numër i vogël konfliktesh pasi shumica e vendimeve merret nga themeluesi(t) dhe se zëri i familjes është ende i unifikuar. Me kalimin e kohës, ndërsa familja kalon në disa faza zhvillimi, brezat e rinj të rritur në numër i bashkohen biznesit familjar.

Kjo sjell ide dhe mendime të ndryshme në lidhje me udhëheqjen dhe strategjinë e biznesit. Në vazhdim, bëhet e domosdoshme që të vendoset një strukturë e përcaktuar e qeverisjes e cila do të sjellë disiplinë midis anëtarëve të familjes, do të pengojë konfliktet potenciale dhe do të sigurojë vazhdimësinë e punës.

Struktura e mirë e qeverisjes familjare do të përqaset me: komunikimin e vlerave familjare, misionin dhe vizionin afatgjatë për të gjithë anëtarët e familjes; informimin e familjarëve (në radhë të parë të atyre të cilët nuk janë të përfshirë në biznes) në lidhje me arritjet e mëdha në biznes, sfidat dhe përcaktimet strategjike; komunikimin e rregullave dhe vendimeve që kanë të bëjnë me punësimin e familjarëve, dividendët dhe fitimet e tjera që përftohen zakonisht nga biznesi; ndërtimin e kanaleve formale të komunikimit që do të shmangnin keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet midis anëtarëve të familjes si edhe mundësimin për t’u takuar dhe për të marrë vendime të domosdoshme.

Zhvillimi i një strukture të tillë do të krijojë besim mes anëtarëve të familjes (veçanërisht mes atyre që janë dhe atyre që nuk janë të përfshirë në biznes), dhe do të bashkojë familjen duke rritur shansin për operimin e biznesit. Përbërja kryesore e strukturës së qeverisjes familjare është:

Dekreti familjar nënvizon vizionin familjar, misionin dhe rregullat mbi marrëdhëniet e anëtarëve të familjes në biznes.

Strukturat familjare mund të kenë forma dhe qëllime të ndryshme p.sh. kuvendi familjar, këshilli familjar dhe komisionet e ndryshme familjare. Në vazhdim do të përmendim vetëm një rregull që duhet të jetë pjesë e Statutit të Biznesit Familjar.

Rregullat mbi punësimin e anëtarëve të familjes

Përcaktimi i rregullave mbi punësimin e anëtarëve të familjes është një prej aspekteve më të rëndësishme në kushtetutën familjare. Një numër i madh biznesesh familjare që nuk vendosin rregulla mbi punësimin kanë më tepër të punësuar nga familja se sa iu duhen në fakt.

Disa prej këtyre të punësuarve mund edhe të mos jenë të përshtatshëm për vendin e punës që mbajnë në kompani. Për më tepër, disa biznese familjare gjenden në pozitë të tillë që kryejnë punë që nuk kanë të bëjnë biznesin primar ose mbajnë hapur disa degë të biznesit prej të cilave nuk kanë fitim duke u munduar që secili anëtar i familjes të jetë i punësuar në kompani.

Pasi kalon etapa e partneritetit të shkallës së parë midis motrave e vëllezërve, familjet duhet të përcaktojnë rregulla të sakta që diktojnë edhe kushtet për punësimin dhe largimin nga puna të anëtareve të familjes në kompani.

Gjithashtu, rregullorja duhet të përmbaje edhe trajtimin e punëtorëve që janë anëtarë të familjes ndaj punëtorëve të tjerë. Përmbajtja e rregullores mbi punësimin e familjarëve ndryshon nga një biznes familjar te tjetri kështu që nuk ekziston një përmbledhje e saktë rregullash që t’i përshtatet gjithë bizneseve familjare.

Për shembull, disa familje e ndalojnë rreptësisht punësimin e anëtarëve të familjes në biznes kurse të tjera e lejojnë punësimin e tyre me kushte siç janë niveli i duhur arsimor, eksperienca e mëparshme si edhe mosha.

Gjatë hartimit të rregullores mbi punësimin e anëtarëve të familjes, familja duhet të përqendrohet mbi rregullat, kushtet dhe proceset që lejojnë dhe motivojnë kompetencat më të mira që ekzistojnë (pa marrë parasysh nëse janë brenda apo jashtë rrethit familjar). Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të shmanget diskriminimi ose favorizimi i anëtarëve të familjes. Në këtë mënyrë, atmosfera e drejtësisë dhe motivimit në biznesin familjar do të themelohet më lehtë.

Së fundmi, rregullorja pasi është hartuar dhe miratuar nga familja, duhet t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve të familjes, në mënyrë të tillë që gjithsecili të ketë pritshmëri të qarta në lidhje me punësimin e tyre.

Projekti për Qeverisjen e Korporatave është bashkëfinancuar nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SEKO). IFC është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Qëndrimet e prezantuara janë të autorit, dhe domosdoshmërish nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IFC-së.

e.t/NOA

-�?,?-?a??��? ��?l'>Të gjitha kompanitë përfitojnë nga qeverisja e mirë pasi ajo është thelbësore për një biznes të shëndoshë. Qeverisja e mirë e korporatës ofron vendim-marrje efikase dhe efektive si edhe aftësi më të mirë për të menaxhuar rreziqet dhe për të përfituar nga mundësitë duke zhvilluar një përqasje strategjike për menaxhimin e një kompanie. Kriza aktuale globale financiare ka nxjerrë në pah rëndësinë e transparencës dhe qeverisjes së mirë të korporatave.

Si përfundim, shumica e kompanive në Ballkan janë ndërmarrje të vogla e të mesme të cilat shpesh e shikojnë qeverisjen e korporatës me disa dyshime, duke marrë parasysh vetëm respektimin e rregullave dhe rregulloreve zyrtare. Mirëpo, qeverisa e mirë e korporatës ka të bëjë më tepër me krijimin e një kornize të proceseve dhe të qendrimeve të kompanisë që shtojnë vlerën strategjike të biznesit, ndikojnë në përmirësimin e performancës si edhe në krijimin e reputacionit të saj për të siguruar vazhdimësinë afatgjatë dhe suksesin. Qeverisja e mirë e korporatës është veçanërisht e rëndësishme për aksionarët e ardhshëm si dhe aksionarët ekzistues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe gjithashtu konsiderohet si faktor kyç për investitorët potencial.

Projekti për Qeverisjen e Korporatave është bashkëfinancuar nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SEKO). IFC është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Qëndrimet e prezantuara janë të autorit, dhe domosdoshmërish nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IFC-së.

KOMENTE