Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmi ndaj Arvizu, “modernizim” apo militantizëm
English

Sulmi ndaj Arvizu, “modernizim” apo militantizëm

Sulmi ndaj Ambasadorit Arvizu shenjë “modernizmi” apo militantizëm politik i medias shqiptare?

Nëse z.Arvizu te mbante nje qëndrim tjeter nga ai qe ka mbajtur, a do te merrnin lapsin keta shkrimshkrues te botonin ndonje gje ne shtypin përkatës? Sigurisht qe po. Sepse tashme ne emer te “realizmit” do te përshëndetej çdo deklarate e tij, madje do te citohej si argument shterues çdo fjale e tij!

Agron Bala

Ka disa dite qe ne nje pjese te shtypit, (per te qene te sinqerte atij afer te majtes) po shkruhet pothuajse cdo dite per incidentin mes nje medjeje (gazetes Shekulli) dhe Ambasadës Amerikane ne Tirane. Çuditërisht, pothuajse te gjithe keta analiste, komentatore, gazetare dhe njerez te medias, pasi ne menyre te kuptueshme per solidaritet profesional rrjeshtohen ne krahun e medias ne fjale, nuk ngurojne te hedhin edhe nje veshtrim me këndgjerë rreth raporteve qe duhet te kete media shqiptare me SHBA-ne, me ato qe perfaqesojne SHBA ne Tirane, me ato qe ndodhin ne SHBA, me fitoret apo humbjet e SHBA-ve ne Lindjen e Mesme apo me gjere, etj.etj!

Ne fakt, te gjithe keta shkrimeshkrues bashkohen ne nje pike : SHBA nuk duhet te jene te pakritikueshem dhe se kritika ndaj SHBA është tregues I “emancipimit”, “modernizmit” dhe “demokratizimit” te mendjeve shqiptare (natyrisht, se pari, I atyre qe shkruajne keto kritika) dhe bashkohen gjithashtu ne pikpamjen se cdo qendrim I ndryshem ndaj ketyre “emancipuesve” është shenje servilizmi ndaj nje superfuqie, militantizem politik, madje edhe nenshtrimi i “sovranitetit kombetar” ndaj SHBA-ve.

Fatkeqesisht ne te gjitha keto shkrime kemi te bejme me nje pikenisje politike, thene shkoqur dhe shqip, pikenisja e tyre është qendrimi i Ambasadorit te SHBA ne Tirane ndaj situates politike ne vend dhe qendrimeve te tij si perfaqesues i SHBA-ve ketu. Mjafton te ngrejme pyetjen: sikur z. Arvizu te mos bente deklaratat qe tashme jane publike a do te kishim kete lume shkrimesh neper shtypin e majte shqiptar? Ose me tej, nëse z.Arvizu te mbante nje qendrim tjeter nga ai qe ka mbajtur, a do te merrnin lapsin keta shkrimshkrues te botonin ndonje gje ne shtypin perkates? Sigurisht qe po. Sepse tashme ne emer te “realizmit” do te pershendetej çdo deklarate e tij, madje do te citohej si argument shterrues cdo fjale e tij!

Fatkeqesisht ne shqiptaret jemi me shume emocionale se racionale, jemi me shume reagues se sa analizues. Shtoi kësaj edhe syzet militante apo partiake dhe mund te dale nje hibrid i çuditshëm!

Se pari askush nuk mund te thote qe qëndrimet a Ambasadorit Arvizu jane personale, pro kesaj apo kunder atij. Asnje ambasador i botes perëndimore nuk mund te mbaje qëndrime personale ne emer te shtetit qe përfaqëson. Aq me pak kjo mund te ndodhe ne nje shtet si SHBA, I cili politiken e tij te jashtme e ka te organizuar ne forme piramide te thikte. Është ky shkaku qe per te emeruar nje ambasador ne nje vend sado te parëndësishëm, procedura është tejet e komplikuar derisa arrin ne zyren e Presidentit te SHBA.

Ne asnjë rast Ambasadori Arvizu nuk mund te mbaje pozicione personale perballe ngjarjeve politike shqiptare. Ashtu si ne asnje rast nuk kane bere politikë personale te gjithë ambasadoret e SHBA-ve pararendës te tij: as Ambasadori Rajerson, (qe ne vitin 1992 dilte ne krah te mitingjeve te PD-se), as Ambasadorja Lino (qe përshëndetej me entusiazem nga te njejtit analiste dhe komentatore qe shkruajne sot kundër Ambasadorit Arvizu sepse ne ate kohe ajo konsiderohej “kundër” Berishes), as Ambasadori Widhers, (qe nga po te njëjtit emra konsiderohej pro opozites se sotme)! Askush nuk duhet ta veje ne dyshim se cdo Ambasador vjen te sherbeje ne Shqiperi (dhe kudo ne bote) me nje dosje te gatshme, te përpunuar ne zyrat e DASH dhe nuk mund te beje me kete dosje cfare te doje. Përndryshe brenda javes ai mund te shkarkohet nga funksioni I tij! Prej ketu ka lindur edhe ai gjest qe ne gjuhen diplomatike quhet “therritje e ambasadorit per konsultime” ose praktika tjeter e ndryshimit te ambasadoreve kur shtetet duhet te ndryshojne politiken e tyre ndaj nje shteti tjeter!

Pra, keta shkrimshkrues, nese vërtete jane te sinqerte ne qëndrimet e tyre, nuk duhet ta kthejne ne kryepersonazh Ambasadorin Arvizu, por te merren drejtpërdrejtë me DASH, duke i dhene keshtu publikut te kuptoje se ata nuk kane ceshtje personale me ambasadorin por me politiken amerikane ndaj Shqiperise!

Se dyti, nuk tregon ndonje “modernizem” apo “civilizim” te madh per ne shqiptaret trajtimi i temave qe gjoja deshmojne “deshtimin” e SHBA-ve ne bote. Perkundrazi, edhe ky është nje qendrim majtist, si i te gjithe kolegeve te tjere gazetare majtiste ne bote! Dihet qe është teme kardinale e se majtes (asaj europiane dhe me gjere) qendrimi ndaj SHBA-ve. Pra antiamerikanizmi konsiderohet gjeresisht si vlere e se majtes. Natyrisht nuk kam ndermend ketu te hyj ne debat per kete çështje, por thjesht desha te shpreh mendimin se kete “vlere te se majtes” po perpiqen ta ngjallin edhe ne Shqiperi keta shkrimshkrues. E majta europiane ka aresyet e veta per ta bere kete, por ne rastin e te majtes shqiptare a mund te thuhet se ka aresye? As edhe nje te vetme, pervec asaj qe antiamerikanizmi i saj është thjesht ideologjik dhe vjen si pasoje e viteve komuniste shqiptare. E majta shqiptare (perkunder asaj europiane) nuk ka prodhuar ndonje vlere qe amerikanizimi i jetes, kultures dhe artit po ja cenon. Rrjedhimisht kemi te bejme me nje kundërvënie te paster ideologjike dhe politike.

Por “çuditërisht” per keta analiste dhe per te majten shqiptare, 93% e shqiptareve jane proamerikane, duke e kthyer vendin tone ne vendin me proamerikan te globit. Servilizëm? Interes? Mendoj qe as njera dhe as tjetra, por mirënjohja per kete vend te madh qe na është gjendur prane ne kohet e veshtira te krijimit te Shqiperise si shtet dhe te krijimit te Kosoves si shtet. Dhe ne kete shifer 93% nuk ka fare te beje perkatesia, te majte apo te djathte, te kuq apo blu, te gjelber apo te verdhe. Cdo shqiptar është i vetedijshem per ate qe SHBA kane bere per kombin e tij. Por nga ana tjetër kjo do te thote se nuk është elektorati I majte kunder SHBA-ve apo politikes se tyre ne Shqipëri, (sic perpiqen te na argumentoje keta shkrimshkrues) por politikanet dhe analistet militante qe jane te tille. Dhe ne kete rast, nje politikan qe meriton këtë emër, duhet te kuptoje qe “antiamerikanizmi” jo vetem nuk është vlere, por mund te te kthehet ne “boomerang” nga votuesit e tij.

Ne kete sens, qendrimin “pro” apo “kunder” SHBA-ve une e shoh si nje gjest “militantizmi politik” dhe jo nje shenje e emnacipimi te shtypit shqiptar! Ambasadori Arvizu perfaqeson SHBA-te dhe si I tille ai do te kerkoje kurdohere “rregulla loje” ne politiken shqiptare. Asnje perfaqesues I botes demokratike nuk mund te pranoje qe nje force politike shqiptare te ushtroje aktivitetin e vet jashte sistemit, sado te drejte te kete ne qendrimet e saj politike. Sistemi politik qe kemi mund te kete pafund te meta dhe dobesi, por sic thote Curcilli “është sistemi me I mire qe njohim”. Ndaj askush nuk mund te jete ne krahun e nje force politike qe kerkon te shembe sistemin dhe jo ta korigjoje ate, te braktise institucionet dhe t’I kthehet rruges si mjet per te zgjidhur ngrcet, te zgjedhe abandonimin ne vend te pjesmarrjes! Aq me shume kur ne tashme jemi anetare te NATO-s dhe si te tille duhet te prodhojme stabilitet dhe jo te krijojme destabilitet! Dhe jam i sigurte qe kete qendrim qe ka mbajtur Ambasadori Arvizu do te mbante çdo ambasador tjeter perëndimor!

Shënim: Pikëpamjet e shprehura, janë qëndrime personale të autorit

KOMENTE