English

Aksident me makinën e funeralit, plagoset një grua dhe fëmija 1 vjeç

Tiranë, 26 prill, NOA – Një grua dhe një fëmijë 1 vjeç kanë mbetur të plagosur dje gjatë një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Vorë-Ura e Gjolës. Aksidenti ka ndodhur mes një makine funeralesh, “Benz funeral”, me targa KR 4476 A që drejtohej nga Agim Tahir Qordja, 52-vjeç dhe mjetit “Volzvagen’, me targa ZZT 8137 qqë drejtohej nga Tatjana Bejo Kuçi, 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur Tatjana Kuçi dhe një fëmijë 1 vjeç. Pas aksidentit gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkohë që raporton së gjendja e saj shëndetësore është mjaft e rëndë.

Ndërsa fëmija 1 vjeç ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Policia ka arrestuar dhe drejtuesin e mejtepit që bëri aksidentin Agim Qordja.

a.k/NOA

KOMENTE