Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha on-line në Facebook: Në 1 orë u përgjigjet 3500 vizitorëve
English

Basha on-line në Facebook: Në 1 orë u përgjigjet 3500 vizitorëve

Tiranë, 26 prill 2011, NOA – Si asnjë politikan tjetër shqiptar, kandidati demokrat për kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha komunikoi mbrëmë me vizitorët e tij në Facebook për mëse 1 orë duke i dhënë përgjigje “live” plot 3500 qytetarëve për projektet e tij për Tiranën në portalin e tij on-line.

Lulzim Basha vendosi kështu një nivel të ri të komunikimit me qytetarët duke shkëmbyer me qytetarët idetë dhe projektet përmes rrjetit social “Facebook”, ku mbështetja për Bashën ka mbërritur në plot 224 mijë persona.

Pyetjet drejtuar kandidatit Lulzim Basha ishin mbi projektet i tij për transportin, mjedisin, infrastrukturën, punësimin strehimin, taksat, politikat për të rinjtë, etj.

Basha e vlerësoi mbështetjen e vizitorëve të tij në Facebook si një burim të madh energjie dhe force për të dhe ekipin e fushatës.

Para se të niste t’u përgjigjej vizitorëve për pyetjet e ardhura në adresën e tij kandidati Lulzim Basha u shpreh se “Ju siguroj se ky komunikim jo vetëm që nuk do të përfundojë në 8 maj, por do të intensifikohet pas 8 majit, sepse në qendër të pikëpamjes sime është një lloj i ri Bashkie, njëlloj i ri kryebashkiaku, i cili vë të gjitha instrumentet në dipozicion për të dëgjuar dhe për të marrë mendimet e qytetarëve të Tiranës”.

Njëri prej vizitorëve on-line, Kledi Hilaj dëshironte të dinte më shumë për idenë e Tramvajit në Tiranë, për të cilin basha u përgjigj se ai do të jetë një realitet i prekshëm për qytetarët e Tiranës jo në vitin 2020, por brenda 4 viteve të ardhshme.

“Do të bëjmë realitet brenda vitit të parë, bashkë me miratimin e planit të ri urbanistik, edhe projektin për tramvajin dhe do të inaugurojmë punimet për projektin e parë Kinostudio-Kombinat, dhe më vonë për linjën e dytë nga Bregu i Lumit deri në Selitë”, lajmëroi kandidati për kryetar bashkie të Tiranës.

Ndërkohë për pyetjen e drejtuar nga Ilda Beqiraj, lidhur me atë ç’ka do u ofrojë studentëve, Basha u përgjigj kështu: “Do ta filloj duke u dhënë Universiteteve hapësirat që ka marrë apo ka lënë për t’i marrë Bashkia padrejtësisht, për të ndërtuar kampuset kryesore të Universitetit të Tiranës, të Universitetit Politeknik dhe po kështu të Universiteteve private”.

Këtu ai premtoi se do të ndërtojë një Biblotekë Universitare Bashkiake, me akses edhe nga qytetarët, jo vetëm nga studentët.

“Do t’i ofroj çdo studenti prej Tetorit të këtij viti, kartën studentore Bashkiake që do t’i japë mundësi studentëve të gëzojnë të drejtën për transport publik falas, të gëzojnë të drejtën për tarifa të reduktuara dhe tarifa zero, ndaj një shumice shërbimesh të Bashkisë dhe institucioneve partnere”, u përgjigj Basha.

Një pyetje tjetër ishte për punësimin të cilin vetë Basha e ka shpallur si objektivin numër një.

“Kam shpallur normalizimin e çmimeve në qytet si një objektiv kryesor. Kam shpallur planin e ri urbanistik dhe infrastrukturën e re të qytetit si ndërhyrje emergjente për cilësinë e jetës në Tiranë. Po ju them se prioritet mbi prioritetet është krijimi i një lloji të ri Bashkie për kryeqytetin, angazhimi i sa më shumë qytetarëve në vendimmarrje në mënyrë që Bashkia të fillojë të zgjidhë problemet e qytetit”, u shpreh Basha.

Ai premtoi gjithashtu se çdo vendimmarrje për qytetin e Tiranës do të bëhet në konsultim me qytetarët.

E për këtë ai parashikon edhe referendume, sikundër, edhe ka vendosur që çdo të premte t’ia kushtojë pritjes së drejtpërdrejtë në zyrë të qytetarëve.

Ndërkohë kandidati për kryebashkiak në Tiranë, ka premtuar se komunikimi on-line me qytetarët përmes Facebook, do të vazhdojë edhe pas 8 majit.

mit/NOA

KOMENTE