Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Basha, dorëzo pasaportën 0160183 dhe 6 pasaportat
English

Braçe: Basha, dorëzo pasaportën 0160183 dhe 6 pasaportat

Tiranë, 26 prill 2011, NOA – Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe i ka bërë thirrje kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha të dorëzojë pasaportën me numër 0160183 dhe gjashtë pasaportat e tjera që ai posedon dhe përdor.

Deputeti socialist e akuzoi ish ministrin e Transportit, ish- ministrin e Jashtëm dhe ish-ministrin e Brendshëm në detyrë deri dje se nuk është përgjigjur ende as për pasurinë e as për identitetin e tij të shumëfishtë.

Ai nënvizoi se pohimi i ministrit Basha se pasaporta e deklaruar në aktin noterial të blerjes së shtëpisë në Hollandë është shqiptare dhe cilësimi “amerikane” është një lapsus i noterit, është mashtrim me dokumente zyrtare në përfitim pasurie.

PS i bën një sfidë kandidatit Basha duke i kërkuar të dorëzojë pasaportën me numër 0160183, pasi siç tha Braçe “Të përfshihesh në mashtrim të shumëfishtë nga detyra e ministrit është shkelje e ligjit dhe ndëshkimi i tij është i pari për qytetarët.

“Përgjigja e një ish ministri, nuk është një çështje personale, por një detyrim që rrjedh nga ligjet në fuqi dhe mungesa e përgjigjeve prej tij, po kompromenton rëndë institucionet kushtetuese të përfshira nga Lulzim Basha të përgjigjen për të”, theksoi Braçe.

Ai tha se sqarimi zyrtar i shpërndarë dje nga ILDKP është jo serioz dhe me gabime aritmetikore.

“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me: shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë; shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk ekzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj.

Ne po presim që ministri Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP veprim ligjor për këtë deklarim të rremë”, bëri me dije deputeti socialist.

mit/NOA

KOMENTE