Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri anglez: Gadaf dorëzohu, ose do t’ju vrasim!
English

Ministri anglez: Gadaf dorëzohu, ose do t’ju vrasim!

Londër, 26 prill – Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, do të takohet sot me liderët ushtarakë amerikanë për të hartuar bashkërisht planin përfundimtar për t’i dhënë goditjen përfundimtare kolonelit libian, Muamar Gadafi. Para se të udhëtonte për në Washington, Fox paralajmëroi diktatorin dhe komandantët e tij që të dorëzohen, pasi në të kundërtën do të vriten.

“Nëse regjimi vazhdon luftën kundër popullit të tij, ata që marrin pjesë në këtë zinxhir komandues duhet të kuptojnë se i konsiderojmë caqe legjitime. Ata që kontrollojnë aktivitetet e regjimit kundër popullit të vet duhet të përballen me rrezikun e sulmeve të NATO-s. Gadafi po pengon rrugën paqësore të zgjidhjes së situatës në Libi”, ka thënë ai.

Në samitin e sotshëm në Washington do të shqyrtohet mundësia për zgjerimin e caqeve të aviacionit të NATO-s dhe aeroplanëve pa pilotë, dhe në këto caqe mund të përfshihen edhe funksionarë të regjimit libian, transmetojnë agjencitë.

Ndërkohë, në qytetin libian të Misratës raportohet vazhdimi i luftimeve të ashpra, ndonëse forcat besnike të Muamar Gadafit janë tërhequr nga qendra e qytetit.

Trupat e Gadafit kanë sulmuar me artileri dhe qytetet berbere në malet perëndimore të Libisë. Italia raportoi se aeroplanët e saj do t'i bashkohen atyre britanike e franceze në operacionet në Libi. NATO-ja nga ana tjetër ka sulmuar një ndërtesë brenda kompleksit të Gadafit. zyrtarët libianë e cilësuan sulmin si përpjekje të dështuar për të vrarë Gadafin.

NOA

KOMENTE