English

Në 27 prill nis aplikimi për dokumente biometrike në Romë

Romë, 26 prill 2011, NOA – Pas zyrave konsullore në Athinë dhe Selanik edhe zyra konsullore e ambasadës shqiptare në Romë nis nesër në 27 prill aplikimet për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Ky shërbim i posaçëm realizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vjen pas nisjes së procesit në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik.

Ambasada shqiptare në Romë thotë se së shpejti i njëjti shërbim për dokumentet biometrike do të ofrohet edhe në Konsullatën shqiptare në Milano.

Ky shërbim synon t’i vijë në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi e Itali.

Për informacionet e hollësishme rreth aplikimit, tarifave dhe dokumenteve që duhet të paraqesin shtetasit shqiptarë në Itali, të interesuarit duhet të kontaktojnë me Ambasadën shqiptare në Romë.

e.k/mit/NOA

KOMENTE