English

Parashikimi i motit për nesër, 27 prill 2011

Tiranë, 26 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në vendin tonë edhe nesër. I gjithë territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të vranët, por vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore të cilat do të shoqërohen me shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira të dendura në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa vranësira dhe shira me intensitet të ulët do të ketë sërish në zonat malore. Edhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët të jenë prezent në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë territorin shqiptar.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Qendrore dhe rajoni i Mesdheut do të dominohen nga vranësira dhe shira, ku më problematike do të paraqitet situata ne Alpet Europiane dhe Ballkanin Juglindor pasi reshjet do të bien me intensitet të lartë. Po ashtu vranësira dhe reshje shiu do të ketë në gadishullin e Skandinavisë, por me intensitet disi më të ulët. E gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominues.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për reshje shiu dhe dëbore

- Europa Qendrore alarmon për shira intesiv

- Skandinavia do të rrezikohet nga stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE