English

Real Madrid sërish në aksion për Agueron

Madrid, 26 prill NOA - Real Madrid ka qenë prej kohësh në gjurmët e futbollistit argjentinas të Atletico Madrid, Sergio Aguero.

“El Kun”, siç ka dhe nofkën e tij, duhet thënë se e ka tepër të vështirë për tu shkëputur nga “Colchoneros” dhe kjo për të shkuar në gjysmën tjetër të Madridit, kjo të paktën bazuar në atë çka është lënë të kuptohet nga Cadena Ser, Enrique Cerezo dhe Gil Marin, të cilët nuk duken të gatshëm për të konkluduar një marrëveshje të tillë.

Megjithatë, Perez është shprehur i gatshëm se mund të ofrojë një shifër të majme prej 45 milionë eurosh dhe kjo duke parë që është dhe shuma që duhet për të prishur klauzolën e kontratës së tij me klubin aktual.

r.b/NOA

KOMENTE