English

Topalli: Lezha, pikë e rëndësishme biznesi dhe turizmi

Lezhë, 26 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi dje se mazhoranca është e vendosur që të mbështes pushtetin vendor në qytetin e Lezhës për të zhvilluar projekte të rëndësishme, që kanë të bëjnë me turizmin dhe me zhvillimin e biznesit.

Deklarata e Kryetares së Kuvendit u bë dje gjatë vizitës në qytetin e Lezhës, ku u takua me banorët, të rinjtë dhe të rejat, si dhe bisedoi drejtpërsëdrejti me njerëz që kanë biznese të vogla.

E pyetur në lidhje me investimet, Topalli u shpreh se “ajo që ne mund t'i sigurojmë zotit Tusha, është financimi i projekteve të zhvillimit dhe të bërjes së këtij qyteti një pikë shumë e rëndësishme biznesi, por edhe të turizmit”.

Nga ana tjetër Topalli theksoi se do të investohet për ndriçimin e kalasë dhe do të synohet rritja e standardit të jetesës.

“Biseduam për ndriçimin e kalasë, që unë e kam shumë përzemër, për rrugën që do të shkojë në kala, pa folur pastaj për lidhjet e Lezhës me Shëngjinin dhe bërjen e Lezhës një nga qytetet me standardet më të larta të jetesës për shkak të bukurisë që i ka dhënë Zoti, natyra dhe për shkak financimeve që do të japë Sali Berisha në vijim. Dhe unë gjej rastin për të kërkuar që të votoni në 8 Maj zotin Tusha”, tha Topalli.

a.k/NOA

KOMENTE