Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, arrestohen tre vëllezër për trafik droge
English

Vlorë, arrestohen tre vëllezër për trafik droge

Vlorë, 26 prill, NOA – Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë për trafik të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se operacioni “Vëllezërit” i policisë së Vlorës ka vënë nën pranga; Gentian Thoma Binaj, 22 vjeç, Ermano Thoma Binaj, 20 vjeç dhe Xhuljo Thoma Binaj, 16 vjeç, të tre lindur e banues në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë. Bashkë me ta në polici është shoqëruar dhe një tjetër adoleshent me inicialet I. D., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Ndalimi i katër personave u bë pas një hetimi dy mujor, ku ka rezultuar se të rinjtë nga Vlora kryenin trafik të lëndëve narkotike. Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Policia ka sekuestruar 220 gramë lëndë narkotike “Kanabis Sativa” dhe 4 aparate celularë.

Materialet e sekuestruara, së bashku me provat e mbledhur nga hetimi dy mujor i policisë i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”.

a.k/NOA

arrestimi, Vlorë, Gentian Thoma Binaj, Ermano Binaj, Xhuljo Thoma Binaj, lagja “Hajro Cakërri”, hashash, kanabis, droga, shitja, pranga

KOMENTE