Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erisa Xhixho: Frymëmarrja e bizneseve të vogla, prioriteti ynë
English

Erisa Xhixho: Frymëmarrja e bizneseve të vogla, prioriteti ynë

Kandidatja e "Aleanca për Qytetarin", takim me biznesmenë në zonën e Selitës

Tiranë, 27 Prill 2011 NOA - "Frymëmarrja e bizneseve të vogla është prioriteti ynë dhe angazhimi im kryesor në punën time".

Kështu ka deklaruar sot kandidatja e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për kreun e minibashkisë 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho.

Xhixho ishte në një takim në zonën e Selitës në kryeqytet, bashkë me kandidatin e "Aleanca për Qytetarin" për Bashkinë Tiranë, Lulzim Basha, ku pati një bashkëbisedim me banorë të kësaj njësie.

Më pas Xhixho u ndal në disa biznese të kësaj zone ku takoi dhe bisedoi me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë komunitet.

"Na mbyten taksat, taksë gjelbërimi, taksë tabele dhe nga ana tjetër gjelbërim nuk kemi, shërbim nuk kemi pastrim nuk kemi", i tha i shqetësuar pronari i një dyqani të vogël kandidates për kryetare të Njësisë Bashkiake nr. 5.

Erisa Xhixho e siguroi atë se do të punojë në krye të minibashkisë për të ulur taksat, për t'i mundësuar atyre krijimin e vendeve të reja të punës.

"Parimi ynë është se kush paguan taksa merr shërbime. Në momentin që paguhen taksat dhe nuk merren shërbimet atëherë këto taksa nuk do të paguhen më. Ne angazhohemi për të hequr taksën e gjelbërimit pasi këtu gjelbërim nuk ka, taksën e tabelës e cila ju merr një shumë të konsiderueshme dhe gjithashtu angazhohemi për të ulur deri në tre herë taksën e pastrimit. Kjo nga njëra anë do t'ju mundësojë juve të merrni frymë, të krijoni të ardhura për ju dhe për familjen tuaj por gjithashtu edhe për të punësuar njerëz të rinj", tha kandidatja e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për kreun e minibashkisë 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho.

Ajo u shpreh se "Aleanca për Qytetarin" ka një angazhim shumë të madh për të pasur një partneritet me biznesin gjë e cila do të bëjë të mundur jo vetëm frymëmarrjen e bizneseve por edhe shtimin e vendeve të reja të punës, e cila është një nga prioritet kryesore në programin e saj.

a.k/NOA

KOMENTE