Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kidman: Një maniak më ka persekutuar
English

Kidman: Një maniak më ka persekutuar

Nju Jork, 27 Prill NOA - Është një ndër aktoret më të famshme në mbarë Hollivudin dhe një mama shumë e lumtur.

Megjithatë, Nicole Kidman ka rrëfyer se mbart një sekret të vogël dhe tepër të frikshëm, pasi faktikisht diva ka pranuar se është persekutuar nga një maniak që në moshën 18-vjeçare dhe për këtë arsye ka mbetur e terrorizuar.

“Ka qenë eksperienca më e frikshme e jetës sime në moshën 18-vjeçare, një burrë më persekutonte, madje në çdo vend që shkoja. Ishte i moshuar me flokë të gjatë të thinjur. Zbuloi vendin se ku jetoja dhe nisi të më telefononte. Gjithçka nisi gjatë një nate në pub, ku ai më fiksoi dhe më pas çdo ditë hiqej si një miku im. Më pas u mundova të shpjegoja të gjithë këtë situatë tek autoritetet”, - këto ishin fjalët e Kidman në lidhje me këtë ngjarje të tmerrshme të jetës së saj.

Duhet të kujtojmë se dhe në vitin 2001 aktorja e famshme ngriti padi dhe për një tjetër “ngacmues” të dyshimtë.

Aktualisht Nicole Kidman është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka lindur dhe dy vajza.

r.b/NOA

KOMENTE