Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshje për mbrojtjen e ujërave të liqenit të Ohrit
English

Marrëveshje për mbrojtjen e ujërave të liqenit të Ohrit

Tiranë, 27 prill 2011, NOA – Qeveria shqiptare ka nënshkruar dy marrëveshje me vlerë 12 milion Euro me qeverinë gjermane për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit në fazën e 3-të dhe për projektin Masterplani në sektorin Ujor. Marrëvveshjet u nënshkruan nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi dhe ambasadorja gjermane Karola Myller-Holtkemper.

Marrëveshja e parë “Programi për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit”, Faza e tretë ka një vlerë prej 10 milion Euro dhe është një financim i qeverisë gjermane nëpërmjet KFË, ndërsa marrëveshja e dytë “Masterplani në sektorin Ujor” ka një vlerë prej 2 milion Euro, një financim grant i qeverisë gjermane, që vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri.

Ky program për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit do të ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e potencialeve turistike që ofron kjo zonë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ministri Olldashi falenderoi ambasadoren dhe qeverinë gjermane për kontributin e dhënë prej shumë vitesh në ndërtimin e veprave madhore në sektorin e ujësjellës–kanalizimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Me këto dy projekte të reja ne do të arrijme disa parametra shumë të rëndësishëm, i referohem fillimisht “Masterplanit ne sektorit Ujor” i cili do të sjellë një metodologji të re në furnizimin me ujë dhe atë të kanalizimeve dhe mënyrës si do të investohet”.

Faza e tretë e projektit për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Ohrit zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve të qytetit të Pogradecit dhe të fshatrave përreth liqenit duke ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve të Pogradecit, por dhe të mbrojtjes së ujërave të liqenit të Ohrit, pasurisë së madhe të përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ministri Olldashi bëri me dije se kjo fazë e çon në 30 milion Euro vlerën totale të financuar nga qeveria gjermane në këtë projekt.

Ky masterplan do të jete një dokument, i cili do të marrë në konsideratë opinionet dhe prioritetet e organizatave të ndryshme shqiptare të këtij sektori lidhur me investimet e ardhshme.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja gjermane Karola Myller-Holtkemper theksoi se “Ne bashkëpunojmë prej shumë vitesh me Shqipërinë dhe jemi donatorë të disa projekteve ndërkufitare prej të cilave përfiton i tërë rajoni”.

mit/NOA

KOMENTE