Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitmarrje dhe mashtrim me dokumentet, pranga zyrtares së tatimeve
English

Mitmarrje dhe mashtrim me dokumentet, pranga zyrtares së tatimeve

Prishtinë, 27 Prill 2011 NOA - Arrestohet një zyrtare për marrje të ryshfetit, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe deklarim të rrejshëm.

Prangosja u bë sot rreth orës 12:30, nga Njësia e Hetimeve Financiare, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e cila konfirmoi për agjencinë NOA se ka arrestuar një zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Deklarime te rrejshme”.

F.B. 47 vjeçe, kohë më parë kishte kërkuar një shumë prejpesëmijë euro nga viktima i saj në mundësi të dhënies së dokumentit mbi lirimin e barrës tatimore, të cilin ia kishte sjellë “gjahut të saj” si dokument të falsifikuar dhe ka marrë në këmbim shumën e të hollave në vlerë prej 5,000.00 eurove nga viktima.

I gjithë operacioni policor është realizuar me urdhër të Prokurorit Publik Komunal në Prishtinë dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

a.b/NOA

KOMENTE