Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesha e (mungesës së) prodhimit
English

Pesha e (mungesës së) prodhimit

Kriza ekonomike është realiteti ynë i përditshëm prej se dimë për veten tonë. Aq thellë jemi familjarizuar me të saqë s’e hetojmë më si të tillë. Kriza ekonomike shihet vetëm kur bëhet krizë sociale. Shtrenjtimi i çmimeve na bën të mendojmë për prejardhjen e mallit më shumë sesa ambalazhi i tij

Nga Albin Kurti

Prodhimi në ekonomi është përgjithësisht kolektiv. Prodhimi i kolektivizon njerëzit, i detyron ata që të bëhen bashkë edhe kur janë të ndarë. Prodhimi i cyt njerëzit të shndërrohen në një kolektiv të organizuar për të prodhuar. Pas kësaj, produkti individualizohet meqenëse pronësohet nga pronari i fabrikës prodhuese. Ndërkaq mandej kur produkti i tillë sillet në treg, ai sërish shoqërizohet në ndërmarrjen gjithëpërfshirëse të shitblerjes. Në fund, produkti si mall përsëri individualizohet në konsumin që secili e bën për vete. Pra, prodhimi kolektivizon ndërsa konsumi individualizon, kurse tregu shoqërizon pasi që produkti të jetë individualizuar përmes përvetësimit të tij nga pronari i mjeteve të prodhimit.

Natyrisht që ka përjashtime dhe natyrisht që ato e vërtetojnë rregullën. Te prodhimi zejtar, për dallim prej prodhimit industrial, mund ta kemi rastin e vetëm një prodhuesi, pra të një zejtari të vetëm, që me zanatin e zejes së tij punon dhe nxjerr në treg mallin e prodhuar nga ai. Ngjashëm mund ta kemi diku edhe ndonjë bujk të vetmuar që e punon tokën e vet dhe mandej prodhimin bujqësor e plason në treg. E, sa do të arrijnë këta t’i shesin mallrat e tyre, sigurisht se kjo është një çështje sa krejtësisht tjetër po aq edhe një çështje që dihet: këta prodhues të vetëm praktikisht nuk kanë kurrfarë shansi në treg. Në botën e sotme, prodhuesit e vetmuar mund të kenë sukses vetëm si artistë. Prodhuesi njëjës dhe i përveçëm do të mund të shesë veçse produkt po ashtu të përveçëm (që ndoshta nuk është njëjës por realisht as shumës). Sasia e madhe e produkteve të njëjta të shitura vjen pikërisht nga prodhimi i organizuar kolektivisht. Kosova prodhon fare pak. Rënia e fuqisë blerëse në Kosovë nuk e dëmton ekonominë vendore e cila përbëhet prej prodhuesve të paktë vendor që prodhojnë pak dhe shesin edhe më pak. Buxheti i Kosovës do të mund të zvogëlohej për shkak të zvogëlimit të importit. Sepse buxheti i Kosovës sigurisht që nuk mbushet nga tatimi në fitim por nga tatimet që mblidhen në kufi. Prandaj, Kosova nuk është në krizë ekonomike. Kriza në Kosovë mund të jetë veçse sociale.

Kriza ekonomike është realiteti ynë i përditshëm prej se dimë për veten tonë. Aq thellë jemi familjarizuar me të saqë s’e hetojmë më si të tillë. Kriza ekonomike shihet vetëm kur bëhet krizë sociale. Shtrenjtimi i çmimeve na bën të mendojmë për prejardhjen e mallit më shumë sesa ambalazhi i tij.

Kosova qysh moti ka mbetur pa prodhim vendor. Bile ka ndodhur edhe përshtatja me mungesën e kolektiveve të cilat i shkakton prodhimi. Pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës para më shumë se dy dekadave, u rrëzuan përdhe organizimet dhe rrjetet shoqërore e ekonomike duke ua lënë vendin atyre familjare e krahinore. Nepotizmi dhe lokalizmi në politikën kosovare sot janë shprehje direkte e rënies së prodhimit ekonomik dhe e mungesës së vazhdueshme të këtij prodhimi. Përderisa familja, të afërmit dhe të njohurit e fshatit apo qytetit mund të jenë të nevojshëm e të dobishëm për mbijetesë (individuale) ata janë plotësisht të pamjaftueshëm për zhvillim (kolektiv).

Qytetarët në Kosovë janë individë të ndarë e të përçarë, para së gjithash, për shkak se janë konsumatorë që nuk prodhojnë asgjë. Mungesa e prodhimit në përgjithësi dhe jo mungesa e ndonjë kulture të veçantë është shkaku i copëtimeve të trupit social të popullit tonë. Konsumi i ka individualizuar qytetarët duke e atomizuar shoqërinë. Secili qytetar është vetë sepse secili konsumon për vete. Secili qytetar e ka një gojë, secili qytetar e ka gojën e vet dhe vetëm gojën e vet të cilën e ushqen. Familja mund t’i ndihmojnë që të mbesë gjallë, që të mbetet e të mbahet si konsumator, por jo edhe që të bashkohet me të tjerët duke u bërë edhe prodhues. Çdo qytetar kudo në botë, sikurse edhe te ne, është gjithsesi konsumator, por në Kosovë qytetarët nuk janë më shumë sesa konsumatorë. Janë njerëz me gojë, ama disi pa duar.

Mungesa e prodhimit paraqet problemin themelor në shoqërinë dhe vendin tonë. Nisja e prodhimit do të shënonte fillimin e zgjidhjes…

KOMENTE