Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti: 8 maji akti i fundi i eksperimentit politik me zgjedhjet
English

Presidenti: 8 maji akti i fundi i eksperimentit politik me zgjedhjet

Tiranë, 27 prill 2011, NOA Update – Kur na ndajnë plot 11 ditë nga zgjedhjet lokale të 8 majit presidenti i Republikës Bamir Topi i bëri thirrje partive politike se 8 maji është akti i fundit i eksperimentit politik me zgjedhjet. “8 maji ka shansin të jetë një sprovë me rëndësi për partitë politike, për kandidatët, për administratorët e zgjedhjeve dhe për institucionet apo grupet e tjera publike e civile të përfshira në këtë proces të rëndësishëm”, deklaroi Kryetari i Shtetit pas takimit me vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve të 8 majit.

Ai nënvizoi se 8 maji do të duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin dhe parimin kushtetues të ushtrimit të sovranitetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike.

Presidenti Topi ritheksoi se zgjedhjet e 8 majit janë provë për nivelin e demokracisë funksionale dhe kulturës politike në Shqipëri dhe për seriozitetin në angazhimet integruese.

Në këtë kontekst presidenti u shpreh se 8 maji është dita e qytetarit, dita kur politika duhet të përballet me verdiktin e vlerësimit për bilancin e punës së saj dhe mbi të gjitha, mirëqeverisjen e ardhshme.

Këtu kreu i shtetit shprehu shqetësimin se një pjesë e kandidatëve dhe e partive politike e shohin 8 majin si një test force për militantët, strukturat dhe aftësinë e tyre kontrolluese mbi procesin.

Ai theksoi se “retorika e toneve të larta dhe konfliktuale, mungesa e debateve profesionale mbi projektet dhe alternativat, problemet midis propagandës dhe nevojës për informim publik, mangësitë në transparencën e premtimeve dhe financimit elektoral apo edhe një varg incidentesh e aktesh dhune të panevojshme, janë tregues se palët politike kanë një këndvështrim tjetër nga publiku i gjerë mbi rolin dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Kreu i Shtetit i bëri thirrje partive politike, anëtarëve dhe kandidatët e tyre, t’u largohen sa më shumë praktikave të gabuara të së kaluarës zgjedhore, të distancohen nga çdo lloj forme e presionit dhe e përfitimit të paligjshëm elektoral.

“8 maji nuk është garë midis simboleve, slloganeve, militantëve apo shefave të tyre; partitë dhe kandidatët janë në garë në radhë të parë për të jetësuar sistemin konkurrues demokratik, për të ofruar alternativa zhvillimi dhe modele shërbimi ndaj qytetarëve”, apeloi presidenti.

Ai i tërhoqi vëmendjen partive politike të mos përfitojnë nga monopoli bipolar në administrimin zgjedhor për të bllokuar apo imponuar procesin ligjor e teknik dhe të mos i shfrytëzojnë numrat e shumicës në komisione të niveleve të ndryshme për të cënuar sadopak klimën zgjedhore, barazinë apo integritetin e zgjedhjeve.

“Partitë politike të dëshmojnë maturi e vullnet politik për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në formë konsensuale, të kërkojnë e të gjejnë pika afrimi për të kapërcyer çdo boshllëk apo nen të interpretueshëm zgjedhor, duke dalë kështu mbi interesat e momentit dhe në shërbim real të qytetarëve”, bëri thirrje presidenti Topi.

Presidenti vërejti me shumë shqetësim se një numër kandidatësh kanë probleme në identitetin politik dhe në cilësitë e përfaqësimit, duke nënvizuar se “Informacionet për premtime në shkëmbim të votës, tregtim të votës, presioneve administrative për votë partiake apo forma të tjera abuzimi me votën, megjithëse sporadike, nëse jetësohen përbëjnë akte të padenja dhe të papranueshme”.

Ai bëri thirrje të ndalen dhe të marrin fund praktikat e së kaluarës për ndryshime komisionerësh në momentet e fundit të zgjedhjeve, duke ia besuar administrimin personave militantë, por të pa trajnuar më parë me procedurat ligjore, si dhe çdo praktikë bllokuese apo edhe ato abuzuese me sondazhet në fazën e përfundimit të votimit.

Më tej kreu i shtetit iu përkushtua klimës politike pragzgjedhore dhe aktorëve konkurrues në fushatë.

Ai nënvizoi se transparenca dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë elemente të rëndësishme të procesit zgjedhor, sepse vlerësojnë ato vlera e parime të cilat nuk mund të shprehen vetëm me numra formalë në fletët e votimit.

Në këtë kontekst presidenti evidentoi se në këto zgjedhje ka shumë subjekte elektorale, por krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, për shkak të sistemit të ri zgjedhor, – ka rënie drastike të kandidatëve të pavarur apo alternativave lokale politike.

Gjithashtu ai konstatoi me shqetësim një numër minimal të përfaqësimit të grave dhe vajzave në listat e kandidimit nominal e partiak, si dhe në komisionet e administrimit zgjedhor.

Presidenti inkurajoi qytetarët shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, të gjykojnë me votën e tyre kandidatët dhe programet politike, dhe t’i garantojmë ata për një proces sa më të rregullt zgjedhor, për një votë të lirë, të fshehtë dhe të garantuar.

Presidenti i siguroi vëzhguesit vendorë se në misionin e tyre do të keni gjithnjë mbështetjen e Institucionit të Presidentit të Republikës.

mit/NOA

KOMENTE