Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Presion mbi bukën e gojës në shtëpinë e qytetarëve
English

Rama: Presion mbi bukën e gojës në shtëpinë e qytetarëve

Tiranë, 27 prill 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, nga njësia numër 5 në kryeqytet u bëri thirrje qytetarëve kryeqytetas që të mos bien pre e presioneve por të votojnë të qetë më 8 maj.

Nga zona e ish-Bllokut, Rama zhvilloi takim me qytetarë të ndryshëm ku u kërkoi votën atyre si alternativa e duhur për ndryshimin dhe përmirësimin e Tiranës.

Duke iu drejtuar koalicionit të maxhorancës kryesocialisti tha: “Ka një ngjashmëri në substancën e atij koalicioni, i cili në të vërtetë është diçka tjetër dhe përpiqet të duket si diçka krejt tjetër. Kanë marrë përsipër të shfaqen si një fuqi çudibërëse. Ndërkohë, janë një kalbëzim moral, kalbëzim politik, kalbëzim shpirtëror i plotë. Besojnë që ky popull gënjehet kollaj. E thonë me njëri tjetrin që këta njerëz duan t’i gënjesh, t’i gënjejmë sa më shumë, t’ju themi çdo gjë që duan të dëgjojnë dhe pastaj t’i tërheqim pas vetes si të ishin dele. Por, nga ana tjetër edhe ata vetë e dinë që kjo nuk mund të ndodhë kështu. Për këtë shkak kanë angazhuar mbrapa fasadës së fushatës pozitive ju jeni të parë, shtëpia e qytetarëve, jeni ju pra jemi ne, një presion të shtrirë në çdo hapësirë ku kanë kontrollin e bukës së gojës mbi njerëzit, mbi nëpunësit, mbi mësuesit, mbi mjekët, mbi policët”.

Sipas tij, pushteti po bën presion deri dhe në Gardë mbi ushtarët e thjeshtë sepse e kanë të pamundur t’ia dalin me çdo mënyrë tjetër.

Më tej ai theksoi se, është shumë e rëndësishme që gjithë njerëzve t’ju përcillet qartë dhe fortë mesazhi që të gjitha presionet synojnë vetëm tkurrjen, frikësimin, dekurajimin,

Ndërkaq shefi i opozitës u shpreh se, “Aleanca për të Ardhmen” është aleanca e secilit prej tyre me njëri tjetrin dhe me të gjithë të tjerët që duan një Shqipëri dhe një shoqëri të pashantazhueshme ku presionet dhe kërcënimet të jenë absolutisht të pamundura dhe të jenë gjëja më e ndëshkueshme nga vetë qytetarët.

Në përfundim të fjalës së tij Rama deklaroi se, “Unë jam i bindur që profili prej “Eleonore” i këtij koalicioni është një profil vetëdiskretitues. Qytetarët e dinë mirë se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së “Eleonorës” dhe pas premtimeve të “Eleonorës” që të nesërmen do të gdhihen të lumtur dhe do gdhihen me gjithçka ata ëndërrojnë. Që e nesërmja të jetë vërtet e lumtur dhe që ëndrrat të bëhen realitet ka vetëm një rrugë. Rruga e të vërtetave të thjeshta, rruga e sakrificave të vërteta, e punës së madhe, e projekteve dhe e përpjekjeve që bazohen tek vetëdija që asgjë nuk bëhet dot me premtime të rreme, por gjithçka bëhet me punë konkrete”.

a.y/NOA

KOMENTE