Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Roli i projektimit në treg
English

Roli i projektimit në treg

Këtë vit Dita e Pronësisë Intelektuale feston rolin e projektimit në treg, në shoqëri dhe në formimin e shpikjeve të të ardhmes

Nga Francis Gurry

Disenjot prekin çdo aspekt të krijimtarisë njerëzore. Ato i japin formë gjërave që ne vlerësojmë që nga zanatet tradicionale tek pajisjet elektronike të konsumit, nga ndërtesat dhe biçikletat te moda dhe mobiliet. Disenjot janë quajtur "inteligjenca e dukshme".

Disenjo është atje ku forma merr funksion. Ajo përcakton pamjen dhe dukjen e produkteve që ne përdorim çdo ditë - nga sendet shtëpiake të përditshme deri tek tastat e kompjuterëve të fundit. Disenjo bashkon praktikën me kënaqesinë. Ajo sjell stil në shpikje.

Këtë vit Dita e Pronësisë Intelektuale feston rolin e projektimit në treg, në shoqëri dhe në formimin e shpikjeve të të ardhmes.

Duke na u referuar ne si "art në industri", dizenjot industriale sigurojnë mjetet për të dalluar produktet nga njëri tjetri-, për të dalluar një vizatim të një produkti nga një vizatim i një produkti tjetër, duke e bërë një markë më të suksesshme se një tjetër. Pas çdo disenjo të re është një dëshirë për të bërë një zbulim të ri, për të përmirësuar dhe për të rritur përvojën e konsumatorit. Disenjot e mira i bëjnë produktet më të lehta, më më të rehatshme dhe të sigurta për t'u përdorur.

Sot është vënë theksi në krijimin e një mënyre jetese ekologjikisht të shëndetshme, prandaj "dizenjot e mbetjeve "janë një aspiratë e përbashkët e shumë krijuesve. Proceset e qëndrueshme të projektimit mund të ndihmojnë uljen e kostos së prodhimit dhe të zvogëlojnë impaktin në mjedis. Projektimet e të ardhmes duhet patjetër të jenë të gjelbra, dhe sistemi i Pronësisë Intelektuale do të inkurajojë disenjuesit që t’i prodhojnë ato duke mbrojtur disenjot origjinale në luftë kundër kopjimeve te paautorizuara dhe imitimeve.

Tregjet ndërkombëtare, kompanitë në disa vende duhet të jenë në gjendje të mbrojnë projektet e tyre shpejt dhe me kosto efektive. Sistemi i Hagës i WIPO-s për regjistrimin ndërkombëtar të dizenjove industriale - që thjeshton këtë proces - ka një rritje 30 për qind në të gjitha aplikimet ndërkombëtare vitin e fundit

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale 2011, WIPO bashkon qeveritë, organizatat, shkollat dhe ndërmarrjet në të gjithë botën në festimin e projektuesve sot, të cilët janë duke projektuar të ardhmen

*Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), me rastin e 26 Prillit - Dita Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale

KOMENTE