Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Për rrugët kompensimi në vlerë tregu, u mor taksa, do jepet shërbimi
English

Basha: Për rrugët kompensimi në vlerë tregu, u mor taksa, do jepet shërbimi

Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha organizoi një forum të hapur me banorët e kryeqytetit.

“Townhall meeting”, një formë e zakonshme në perëndim, por e paaplikuar më parë në Shqipëri, u organizua nga kandidati Basha.

Gjatë këtij forumi ai u është përgjigjur interesimit të qytetarëve për punësimin, trafikun, infrastrukturën, luftën kundër korrupsionit , sigurinë ushqimore, çmimet, uljen e taksave e deri tek politikat e tij për sportin.

Në bisedë me banorët ai ka përsëritur sërish se, punësimi do të mbetet prioriteti kryesor gjatë detyrës së tij si kryebashkiak.

“Strategjia është kjo; Ulja e taksave, fondi i garancive, një rol informativ në tregun e punës, zhvillimi i infrastrukturës. Këto sjellin më shumë para për biznesin, më shumë para për punësimin, më shumë para për rrogat. Dhe dy fusha të tjera, investimi në arsimin profesional, investimi në Tiranën turistike. Këto janë drejtimet e mia kryesore për punësimin dhe të jeni të bindur kur them 30 mijë të punësuar, e kam peshuar mirë dhe jam i sigurt se si në çdo sfidë tjetër, këtë fjalë që po e jap, do ta mbaj”, iu përgjigj Basha interesit të qytetarëve.

Një tjetër vëmendje ai ia kushtoi edhe artit dhe kulturës në vend duke theksuar se ato do të mbeten sigurisht në fokusin e detyrës së tij si kryebashkiak.

Lidhur me trafikun në kryeqytet ai theksoi se, do të ndërhyhet në dy nivele strategjike, me Unazën e Madhe dhe Tramvajin. Më tej ai theksoi se edhe një nënkalim te zona e 21 Dhjetorit do ta ndihmonte shumë eliminimin e trafikut.

Basha premtoi se do të ketë një mundësi të drejtpërdrejtë që qytetari të ankohet për një praktikë të cilën e gjykon potencialisht korruptive, dhe denoncime të cilat shikohen se i kanë një bazë faktike do t’i përcillen policisë për ndjekje të mëtejshme.

Ndër të tjera edhe çështjes së ushqimit dhe çmimeve të tyre, ai u ka dhënë përgjigje: “Agjencia bashkiake e mbrojtjes së konsumatorit, që unë e kam propozuar si një instrument për të goditur çmimet e padrejta dhe për t’i normalizuar ato, do të ketë dhe një rol tjetër, bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare Ushqimore, për të siguruar standardet dhe cilësinë e produkteve dhe shërbimit ushqimor në qytetin e Tiranës”.

Sakaq ai shtoi se arsimimi dhe ndërtimi i shkollave të reja në kryeqytet do të zënë një vend të rëndësishëm në punën e tij.

Zona e Selitës ka qenë ndalesa e radhës e pretendentit për kryebashkiak, nga ku ai u tha banorëve se shqetësimet e tyre për prishjen e objekteve për ndërtimin e rrugës do të shpërblehen me vlerë tregu.

“Në mënyrë arbitrare s’ka për të ndërhyrë më njeri, kudo që do ndërhyrjet për të bërë një rrugë të re do të merret parasysh edhe zhvillimi i pronës private, që të mos rrini në kasolle ku t’iu zërë çatia. U mor taksa, do jepet shërbimi. Taksat do të thjeshtohen dhe do të ulen. Taksa e pastrimit do të ulet 3-fish, ndërsa taksa e gjelbërimit dhe e tabelës do të hiqet. Të jeni të sigurt që do të punoj me mish e me shpirt që ta përparojmë projektin e Selitës, si gjithë projektet e tjera të Tiranës, në një kohë sa më të shkurtër”, u premtoi Basha banorëve.

Rikthimi i ambienteve sportive ishte garancia tjetër e kandidatit të maxhorancës, i cili gjatë ndjekjes së ndeshjes së futbollit mes nxënësve të shkollave të mesme," Sami Frasheri" dhe "Partizani", shtoi se garat mes shkollave do të nxiten, për të pasuruar kështu jetën e të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE