English

Casio F-91W, ora e terroristëve

SHBA, 28 Prill NOA - Ndër lajmet e reja të publikuara nga ana e WikiLeaks, vihet re një e veçantë që është tepër interesante në lidhje me pjesëtarët e Al Kaedas.

Një e veçantë e cila duhet thënë se është marrë dhe në këndvështrimin ironik.

Kushtojnë pak, janë të mundshme për t blerë në shumë vende në mbarë botën dhe të identifikojnë si një terrorist.

Janë orët e dorës të markës Casio që, në rast se janë në versionin e zi të F-91Ë dhe në atë të argjendtë A-159W, konsiderohen si tub dhëna të mjaftueshme për të ngritur dyshime në një pjesëmarrje të mundshme në rrjetin e Al Kaedas.

WikiLeaks ka shpërndarë një sasi të re informacionesh “sekrete” të mbiquajtura Gitmo Files, që këtë herë bien drejtpërdrejtë mbi bazën ushtarake amerikane të Guantanamos në Kubë, ku në vitin 2002, janë mbajtur të burgosur lufte me akuzën e terrorizmit.

r.b/NOA

KOMENTE