English

Ekstradohet drejt Austrisë gjermani i akuzuar për mashtrim komercial

Tiranë, 28 prill 2011, NOA – Një 45-vjeçar gjerman i akuzuar për mashtrim komercial me përfitim prej dhjetëra mijë euro është ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Austrisë. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informoi se bëhet fjalë për 45-vjeçarin nga Gjermania Wolfgang Manfred Schuster lindur në Augsburg.

Mësohet se ndaj Schuster është lëshuar në datën 15.02.2011 masa e arrestit nga Gjykata St. Poelten në Austri për kryerjen e veprës penale të mashtrimit komercial.

Wolfgang Manfred Schuster është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet austriake të drejtësisë pasi në periudhën vjeshtë 2008 - shtator 2009, ka kryer ne Austri 9 vepra penale (mashtrim komercial), mashtrime të cilat kanë shkaktuar një dëm me

vlerë në total prej rreth 50.000 Euro.

Wolfgang Schuster u arrestua në 28.02.2011 në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

mit/NOA

KOMENTE