English

KMDLNJ: Shqetësim për sjelljen e zyrtarëve të EULEX

Prishtinë, 28 prill, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, ka shprehur shqetësimin e për sjelljen e zyrtarëve të misionit EULEKS në Kosovë.

Në një njoftim nga KMDLNJ, theksohet se zëvendës shefi i EULEKS-it, Andy Sparks, ka kërkuar nga mediat që të mos raportojnë negativisht për EULEKS-in.

“KMDLNJ mendon se një kërkesë e këtillë është e papranueshme dhe bie ndesh me lirinë e shprehjes, lirinë e informimit të pavarur dhe objektiv dhe mund të merret si presion mbi mediat, elektronike dhe të shkruara”, thuhet në njoftim.

KMDLNJ thotë se është e papranueshme që sa herë që kërkohet llogari për punën e këtij misioni, zyrtarët e EULEKS-it kërcënojnë se misioni mund të tërhiqet.

“Nëse zyrtarët e këtij misioni brengosen për imazhin e EULEX-it karshi qytetarit atëherë ata duhet të jenë transparent në veprimet e tyre dhe duhet respektuar të drejtën e qytetarit për të kërkuar llogari për punën që ata bëjnë. Një shenjë e këtij respekti do të ishte anulimi i emërimit të kolonelit rumun në krye të njësisë speciale të policisë së EULEX”.

a.k.NOA

KOMENTE