Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryebashkiaku: Presionet e pushtetit përpjekje të dëshpëruara
English

Kryebashkiaku: Presionet e pushtetit përpjekje të dëshpëruara

Tiranë, 28 prill 2011, NOA – Kryebashkiaku i Tiranës dhe kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në 8 maj të votojnë të qetë, pasi presionet e pushtetit për manipulimin e votave janë të dëshpëruara. Kryebashkiaku Rama që garon për të katërtin mandat në krye të bashkisë së Tiranës ishte sot pranë banorëve të njësisë bashkiake nr. 7, në rrugën “Myslym Shyri” si dhe në rrugë të tjera të kësaj njësia si tek zona e 21 Dhjetorit apo edhe tek “Parku i Autobusëve”.

Rama u takua me tregtarë të këtyre njësive, të cilët shprehën shqetësimet e njohura për rënien e fuqisë blerëse, fenomenin e listave të ushqimeve.

“Nuk ka lekë populli. Është i dërrmuar fare. Lista ka vajtur si mos më keq. Punojmë me listë. Dhe ne marrim me listë edhe japim të tëra me listë. Jemi drejt falimentimit”, i tha një shitës ushqimesh kryebashkiakut.

Gjithashtu Rama foli edhe për marrjen me listë të ilaçeve në farmaci, një fenomen i shfaqur së fundmi.

Kryebashkiaku rama duke iu referuar premtimeve për heqjen e taksave nga kandidati demokrat Lulzim Basha, u tha me humor tregtarëve të ndryshëm se “Lëre atë ai përshesh po ha i shkreti. Nuk ekziston ai, është Saliu. Saliu ka përgjegjësi që ka lënë njerëzit rrugëve pa punë, që e ka kthyer padrejtësinë në sistem”, theksoi Rama.

Ai u takua edhe me pensionistë, të cilët e njohën me pensionet e tyre tejet të papërfillshme në raport me çmimet që rriten dita ditës, pnsion që sikundër thanë ata nuk u del as për ilaçet.

Kryebashkiau dhe kryetari i opozitës Edi Rama u premtoi banorëve të kësaj zone se do të vazhdojë të transformojë kryeqytetin.

“Do ta transformojmë akoma më shumë Tiranën, por edhe Shqipërinë”, garantoi Rama.

Ai nënvizoi se vota është fuqia që ka njeriu i zakonshëm për të mbrojtur fëmijët, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur vendin.

mit/NOA

KOMENTE