English

Operacioni “Reds”, arrestohen për trafik droge tre shqiptarë në Venecia

Venecia, (Itali), NOA – Policia italiane ka arritur të arrestojë një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në qytetin e San Donës, në Provincën e Venecias. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e arrestuar janë; Fejzi Kulluri, 21 vjeç, Bledar Bako, 26 vjeç dhe Ervis Hyka, 28 vjeç.

Tre qytetarët shqiptarë janë arrestuar pas një operacioni të nisur në muajin prill të vitit të kaluar nga policia italiane, me emrin e koduar “Reds”. Emri “Reds” është vendosur nga policia për shkak të ngjyrës së kuqe që kishin makinat që përdorin tre shqiptarët.

Sipas policisë Ervin Kulluri rezulton të jetë drejtuesi i bandës së drogës, ndërsa disa bashkëpunëtor të tij kishin rënë disa kohë më parë në pranga. Të tre shqiptarët fuzionin një zonë të Venecias me drogë duke kaluar nëpër duar një sasi të madhe kokaine.

Në banesat e shqiptarëve janë bllokuar nga policia rreh 4 mijë euro. Në hetimin gati një vjeçar të tre shqiptarëve, policia italiane ka arritur të identifikojë rreth 30 persona të tjerë që lidhen me aktivitetin e shpërndarjes së drogës. Por shumica e tyre janë lënë të lirë, pasi sipas policisë, nuk kishin kryer vepra të rënda penale dhë bëhet fjalë për më shumë përdorues.

a.k.NOA

KOMENTE