English

Parashikimi i motit për 29 Prill 2011

Tiranë, 28 Prill 2011 NOA - Persa i perket dites se Premte, vranesirat dhe shirat do te mbetet prezent ne zonat malore.

Ndersa me kthjellime dhe vranesira te lehta do te jene zonat e ulta dhe ato bregdetare. Duke iu afruar oreve te mesdites parashikohet shtim i vranesirave duke rrezikuar te gjithe territorin nga shira me intensitet te ulet.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te karakterizohet nga vranesira dhe shira te karakterit lokal ne pjesen me te madhe te vendit.

Perjashtim bejne zonat malore te cilat do te kete shtim te vranesirave dhe shirave sidomos verilindja e vendit.

Mbremja dhe nata do te largoje vranesirat dhe shirat nga i gjithe territori.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim perendimor – jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do jete 3 balle.

Europa

Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike.

Vranesirat dhe shirat do te jene dominuese ne pjesen me te madhe te Europes.

Me problematike situata paraqitet ne Europen Qendrore dhe zonene e Alpeve ku reshjet do te bien me intensitet te larte.

Po ashtu rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijoje me vranesira dhe shira Ku me te dendur shirat do te jene gjate pasdites.

Ne Portugali dhe Spanje problematike do te jene stuhite e forta te eres dhe dallgezimi i larte ne det.

Ndersa Europa veriperëndimore, Lindore dhe vendet Nordike do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Zona e Alpeve alarmon per reshje shiu dhe debore;

Europa Qendrore do te mbetet me shira intesive;

Spanja, Portugalia rrezikojne stuhi ere dhe dallge te larta.

e.t/NOA

KOMENTE