English

Qeverisja e korporatave për gjigantët e vegjël

Konfederata Evropiane e Shoqatave të Drejtorëve miratoi "Udhëzime dhe parime për qeverisjen e korporatave të kompanive të pa listuara". Këto janë hapat e parë drejt pikëpamjeve të reja për standardizimin e mirëqeverisjes së korporatave e cila deri më tani ishte e orientuar drejt shoqërive të mëdha me pronësi shoqërore

"Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të pa listuara janë gjigantët e fshehur të ekonomisë sonë. Mirëqeverisja e korporatave paraqet përparësi të konsiderueshme veçanërisht kur bëhet fjalë për aksesin deri te kapitali me kushte më të volitshme, do të theksojë Hanz Zurek shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Ndërmarrjet dhe Industritë pranë Komisionit Evropian, në parathënien e "Udhëzime dhe parime për qeverisjen e korporatave të kompanive të pa listuara" që e miratoi Konfederata Evropiane e Shoqatave të Drejtorëve në mars të vitit 2010.

Këto udhëzime paraqesin një nismë drejt standardizimit të qeverisjes së korporatave të kompanive të pa listuara, në të cilat para së gjithash bëjnë pjesë bizneset familjare (kompani të cilat akoma menaxhohen nga themeluesi ose nga trashëgimtarët e tij). Udhëzimet formulohen sipas "aksesit dinamik në faza" që do të thotë se parimet e ndryshme që i përmbajnë janë relevante për kompani të ndryshme, në varësi të shkallës së zhvillimit dhe seriozitetit të biznesit të tyre, nivelit të transparencës dhe kompleksitetit të proçeseve të brendshme të biznesit.

Kiril Nejkov është drejtues i Projektit për Qeverisjen e Korporatave pranë Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) në Maqedoni: Kompanitë e palistuara sigurojnë më shumë se 75% nga BPV e vendeve të Bashkimit Evropian. Ato janë faktori kyç i punësimeve ekzistuese dhe i punësimeve të ardhshme. Në kontekst të kësaj krize ekonomike, pikërisht kompanitë e pa listuara perceptohen si liderë të rinj të ndryshimeve. Kjo krizë i rikujtoi të gjithë në lidhje me atë se qeverisja e korporatave nuk është e rëndësishme vetëm për institucionet financiare dhe për kompanitë e listuara në bursë, por se kjo paraqet thelbin e sipërmarrjes për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Konfederata Evropiane e Shoqatave të Drejtorëve është organizatë jofitimprurëse e cila vepron si zëri evropian i bordeve të drejtorëve, dhe e njëjta është aktive nga marsi i vitit 2005. Konfederata, për momentin, përbëhet prej 10 shoqatash të drejtorëve nga vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet kandidate. Anëtari i saj më i rëndësishëm Instituti Britanik i Drejtorëve – është instituti më i vjetër i këtij tipi në botë.

Konfederata Evropiane e Shoqatave të Drejtorëve me rekomandimet për qeverisjen e korporatave të kompanive të pa listuara futet në ujëra paraprakisht të pa eksploruar në lidhje me inkorporimin e standardeve të kompanive të cilat janë jashtë fokusit të rregullatorëve, shkencës dhe prakticienëve prijës në këtë fushë. Nëse kompanive të pa listuara qeverisja e korporatave nuk i ndihmon në drejtim të vendosjes së marrëdhënieve korrekte ndërmjet bordeve të drejtorëve dhe aksionarëve të jashtëm, ato nuk do të fokusohen mbi harmonizimin e legjislacionit. Tek këto kompani kjo paraqet kuadër për proçeset dhe qëndrimet e kompanisë se si t'i shtohet vlera biznesit dhe ndihmon në drejtim të përmirësimit të reputacionit të kompanisë si dhe në drejtim të sigurimit të vazhdimësisë afatgjatë dhe suksesit.

Qeverisja e korporatave ka rëndësi të veçantë për aksionarët e kompanive të pa listuara, meqë mundësia që ato të dalin nga pronësia e këtyre kompanive është më e vogël përkundrejt kompanive të listuara në bursë. Prandaj, sipas rregullit, këta aksionarë kur janë futur në pronësinë e kompanive të pa listuara, kanë qenë të përgatitur dhe të përkushtuar të bëhen pronarë në periudha afatmesme ose afatgjata. Prandaj, ata meritojnë një trajtim të veçantë për sa i përket përfshirjes në menaxhim. Nuk duhet harruar se sot në kohën e presioneve të mëdha për përgjegjësinë shoqërore të shoqatave të biznesit në përgjithësi, edhe kompanitë e pa listuara kanë detyrimin që të jenë përgjegjëse ndaj të gjitha palëve të interesuara me të cilët janë në kontakt e veçanërisht të punësuarit e tyre, klientët, furnizuesit dhe shteti. Qeverisja e korporatave praktikisht paraqet shpërndarjen e fuqisë brenda kompanisë ndërmjet aksionarëve, bordeve të drejtorëve, menaxherëve dhe palëve tjera të interesuara. Ky përkufizim fiton në peshë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të cilat duhet të jetë e qartë dhe të pasqyrohet në mënyrë të saktë se ata nuk janë pronë e zgjeruar private e themeluesve të tyre.

"Udhëzimet dhe parimet për qeverisjen e korporatave të kompanive të pa listuara" përmbajnë 14 parime të cilat prezantohen në bazë të aksesit dinamik në faza me ç'ka mundësohet evoluimi i standardeve gjatë ciklit jetësor të kompanisë. Udhëzimet paraqesin kuadrin brenda të cilit zbatimi u është lënë plotësisht kompanive në bazë vullnetare.

"Kriza financiare globale na kujton faktin se pothuaj është e pamundur të zbulohet një "fishek i argjendtë" në formë ligjesh ose në formë legjislacioni që të përmirësohen performancat e bordeve të drejtorëve, të cilët kanë përgjegjësi ekskluzive për performancat e kompanive. Kjo gjë e bën sektorin privat mjaft përgjegjës që të sigurojë praktikat më të mira përmes zbatimit të standardeve vullnetare", sipas qëndrimit të Fiana Xhesover nga OECD, qendrim ky përmes të cilit kjo organizatë prijëse në promovimin e mirëqeverisjes së korporatave e mirëpriti nismën e Konferencës Evropiane. E mira e këtij dokumenti qëndron në faktin se ai ofron si konsulenca praktike ashtu edhe justifikime teorike dhe për rrjedhojë ia vlen që t'i bëhet një analizë e thellë.

Projekti për Qeverisjen e Korporatave është bashkëfinancuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SEKO). IFC është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Qendrimet e prezantuara janë të autorit, dhe domosdoshmërisht nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IFC-së.

KOMENTE