Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Sheshi “Skënderbej”, do reflektojë ambicien e shekullit të ri
English

Rama: Sheshi “Skënderbej”, do reflektojë ambicien e shekullit të ri

Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama gjatë paradites së sotme inspektoi punimet në tunelet nëntokësore të sheshit “Skënderbej”.

Në fjalën e mbajtur gjatë inspektimeve ai u shpreh se, është bërë një punë kolosale dhe voluminoze, pavarësisht vështirësisë ai ka theksuar se kjo punë është cilësore.

Sipas tij, puna është bërë në kushtet e mosndalimit të trafikut.

Ai ka shtuar se gjithë merita për këtë punë nuk është e bashkisë, por ai ia ka atribuuar atë qytetarëve, duke thënë se qytetarët kanë kontribut të drejtpërdrejtë.

“Sheshi është projekt kompleks, dhe spektakolar, përbën një hapësirë publike strategjike që kërkon një bashkëpunim mes gjithë aktorëve dhe faktorëve, madje komuniteti dhe qytetarët janë aktorët kryesor shifrat e volumeve mbreslënëse”, u shpreh qytetari parë i Tiranës.

Rama shtoi se, sheshi dhe parku i qendrës do të pastrohen dhe vaditen me ujin e shiut, ndërsa shatërvanët, bëjnë pjesë në një infrastrukturë tërësisht të re, karakteristikë është respekti për mjedisin.

Ai theksoi se sipërfaqja e gjelbër po transformon imazhin e pjesës jugore të sheshit, madje deklaroi se kjo infrastrukturë do garantojë evenimente të mëdha të kryeqytetit . Ndërkaq kryebashkiaku u shpreh se, puna intensive duhet të ndahet me qytetarët, pasi hapësira publike është ndër më tërheqëset dhe më spektakolaret në rajon.

“Sheshi “Skënderbej” do të hyjë me bindje në historinë e zhvillimeve urbane evropiane pasi ai është një shesh me shtresëzime historike, një shesh që do reflektojë ambicien e shekullit të ri”, përfundoi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE