Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sheshi Skënderbej, jo më orientim nga tribuna, por qytetari
English

Sheshi Skënderbej, jo më orientim nga tribuna, por qytetari

Tiranë, 28 prill 2011, NOA – Sot, me këtë projekt, ky shesh nuk ka më një orientim nga tribuna, nga udhëheqja, një orientim nga të pushtetshmit, por ka një orientim drejt qendrës së tij, drejt pikës qendrore të tij, duke vendosur qytetarin, në epiqendër të të gjithë projektit urbanistik dhe arkitektonik....

Edi Rama

Mu duk e rëndësishme që gjatë këtij inspektimi të radhës të punëve nëntokësore në sheshin e ri Skënderbej t’u ftoja, në mënyrë që edhe të gjithë qytetarët përmes jush, të mund të shohin volumet kolosale që janë spostuar dhe puna jashtëzakonisht e vështirë por edhe shumë cilësore që është bërë, në kushtet e mosndalimit të plotë të trafikut në shesh.

Këtu e përsëris edhe njëherë tjetër, si në shumë raste të tjera, dua që meritën e arkitektëve, meritën e inxhinierëve, meritën e institucionit tonë që e ka koordinuar të gjithë këtë projekt madhështor, ta ndaj me qytetarët, që me kontributin e tyre, drejtpërdrejt duke pranuar të lëvizin pak më me vështirësi për këtë periudhë kohe, kanë bërë të mundur që ne të mund të punojmë dhe të zhvillojmë punën tonë, pavarësisht vështirësive të mëdha vështirësi të mëdha të punës dhe vështirësi të mëdha tërësisht artificiale, të krijuara nga qeveria.

Dëshiroj të theksoi se ky është një projekt shumë kompleks, shumë spektakolar, është edhe një projekt shumë i vështirë, është i pari i këtij lloji në vendin tonë, një projekt që realizohet në një hapësire publike shumë strategjike për lëvizjen brenda për brenda qytetit dhe që kërkon, siç e thashë, një bashkëpunim e mirëkuptim të madh, brenda të gjithë aktorëve dhe faktorëve ku përfshihet si një faktor kryesor komuniteti dhe si aktor kryesor qytetari.

Shifrat e këtyre volumeve janë vërtet mbresëlënëse, përsa i përket gjatësisë së këtij tuneli, përsa i përket infrastrukturës nëntokësore. Do të kemi për herë të parë një sistemim tërësisht modern dhe evropian të kësaj infrastrukture, në një hapësirë publike të kësaj natyre, disa kilometra për ujërat e bardha, për ujërat e zeza, për ujësjellësin, me një që një veçori shumë të rëndësishme që sheshi dhe gjithë Parku i Qendrës, sepse do të ketë një numër të konsiderueshëm pemësh që do të mbillen rreth e rrotull, do të pastrohen, njëkohësisht do të vaditen me ujin e shiut, ashtu sikundër dhe shatërvanët që do të jenë në shesh, janë shatërvanë që do të duken e zhduken, do të ngrihen e ulen, sipas nevojave dhe rasteve, në stinë të ndryshme, në momente të ndryshme. Janë pjesë e një infrastrukture tërësisht të re, që ka edhe një karakteristikë bashkëkohore, përsa i përket respektit për mjedisin.

Uji i pijshëm nuk do të derdhet për asnjë arsye në shesh, është një depozitë e ndërtuar tashmë që do të mbledhë ujin e shiut dhe me ujin e shiut,sheshi do të lahet rregullisht dhe me ujin e shiut, vaditja e pemëve do të garantohet, gjithashtu edhe sipërfaqet e gjelbra, duke filluar nga sipërfaqja që po e shihni se si po e transformon të gjithë imazhin e pjesës jugore të sheshit, ndërkohë që infrastruktura do të garantojë edhe çdo eveniment të madh, koncerte, të cilat kanë nevojë për stage, për skena, kanë nevojë për të gjithë infrastrukturën e duhur.

Puna ka vazhduar me intensitet, është një punë jo e dukshme për syrin e qytetarit, ndaj ishte e rëndësishme që sot ta ndanim me qytetarët, gjithë këtë informacion (ju keni të dhëna më konkrete nga grupi i punës, sa i përket aspektit të volumeve të realizuara e atyre që do të realizohen për infrastrukturën nëntokësore) dhe ajo që më duket e rëndësishme, pavarësisht se i përket punës që do të vazhdojë, është se kjo do të jetë një hapësirë publike ndër më atraktivet dhe ndër më spektakolaret në rajon, por edhe do të hyjë me bindje, në historinë e zhvillimeve urbane europiane, si një shesh me një histori, historia e përmasave modeste të një vendi të vogël, por një histori interesante, si një shesh që ka një sërë shtresëzimesh, nga pikëpamja historike, kur flasim për shtresëzime të planifikimit dhe të ndërtimit, në kohë dhe epoka të ndryshme, por edhe si një shesh që do të reflektojë ambicjen e shekullit të ri, do të reflektojë ëndrrën tonë europiane, do të reflektojë edhe domosdoshmërinë, për të pasur një hapësirë tërësisht të qytetarit.

Ky është një shesh që ka lindur për të qënë një hapësirë totalitare dhe është shfrytëzuar e mbresuar në memorien politike të shoqërisë sonë, si vendi i shprehjes së forcës së regjimeve të ndryshme e pastaj edhe i shprehjes së epërsisë edhe mes partive, në kohën e pluralizmit.

Sot, me këtë projekt, ky shesh nuk ka më një orientim nga tribuna, nga udhëheqja, një orientim nga të pushtetshmit, por ka një orientim drejt qendrës së tij, drejt pikës qendrore të tij, duke vendosur qytetarin, në epiqendër të të gjithë projektit urbanistik dhe arkitektonik.

Hija apo gjurma në formë piramide e sheshit nënkupton se piramida që ka përcaktuar historinë e këtij sheshi (sepse në themel ky shesh është ndërtuar për shprehjen e forcës së regjimit dhe pastaj është përdorur edhe nga regjimi i mëpasëm komunist, për të njëjtën shprehje) është një piramidë e vënë nën këmbët e qytetarit, nën këmbët e njerëzve të zakonshëm dhe pa as më të voglin dyshim ky do të jetë një shesh ku do të ketë shumë hapësirë për shëtitje, për argëtim, çlodhje, takime, shumë hapësirë për t’i dhënë një gravitet të ri, mu në mes të Tiranës, mu në zemër të Tiranës, jetës komunitare, pa praninë e makinave.

Do të kalojë vetëm trami dhe linja e parë e tramit që do të projektohet e ndërtohet mbi bazën e gjurmës, tashmë të projektuar do të jetë kjo linjë, ndërkohë që është e qartë se do të ketë preferencë edhe për transportin publik. Gjithë automjetet e tjera do të kalojnë në Unazën e Vogël dhe nuk do të depërtojnë sheshin, kështu që sheshi do të jetë një hapësirë fantastike, e lirë dhe në dispozicion të të gjithë qytetarëve.

Prania e pemëve dhe disa elementëve të tjerë, siç është për shembull qylymi dekorativ prej mozaiku, përpara Xhamisë së Et’hem Beut, apo siç është ndërthurja e gurëve nga të gjithë trojet shqiptare për të shtruar sheshin apo siç janë edhe aksesorët e tjerë, duke rigjallëruar urbanistikisht dhe arkitektonikisht, në funksion edhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore Teatrin e Kukullave e kështu me radhë, do ta bëjnë sheshin një version absolutisht fantastik të vizionit tonë për Tiranën europiane, por jo thjesht europiane, por për Tiranën europiane që ka në brendinë e vet, zhvillime të një moderniteti mbresëlënës për këdo që e sheh dhe e shijon modernitetin sot në botën bashkëkohore.

*Fjala e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama gjatë inspektimit të punëve nëntokësore në sheshin e ri Skënderbej

KOMENTE