Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blini një Netbook dhe Vodafone ju dhuron deri në 6 muaj internet falas
English

Blini një Netbook dhe Vodafone ju dhuron deri në 6 muaj internet falas

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Kjo verë do jetë akoma më e ngrohtë dhe e bukur për të gjithë, falë ofertave fantastike të internetit nga Vodafone Albania.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë botën virtuale të internetit dhe të jenë gjithnjë të informuar edhe gjatë pushimeve të verës, Vodafone sjell në treg zgjidhjen më praktike dhe të zgjuar të quajtur Notebook ACER Aspire One D255 dhe bashkë me të, akoma më shumë internet falas për klientët e vet.

Me blerjen e Netbook Aspire One, klientët Vodafone Mobile Broadband me kontratë të planit 5GB/muaj do të përfitojnë 6 muaj pa pagesë fikse mujore sipas skemës paguaj muajin e parë dhe përfito muajin e dytë falas.

Ndërsa, klientët Vodafone Mobile Broadband me parapagesë do të kenë mundësi të përfitojnë nga 5GB internet 3G falas për 3 muaj rresht.

Notebook Acer Aspire D255 është një nga mini laptop-ët më të shitur të momentit për shkak të përmasave shumë të favorshme, baterisë jetëgjatë dhe faktit që përmban të inkorporuar modemin 3G. Notebook Acer vjen në dyqanet Vodafone Albania me çmimin konkurrues prej 45,000 Lekë (me TVSH).

Me shtrirjen e shpejtë të rrjetit 3G anembanë vendit kjo ofertë bëhet akoma dhe më e vlefshme. Vini re që oferta me çmimin promocional është në sasi të limituar. Në faqen e internetit www.vodafone.al do të gjeni të gjithë hollësitë dhe kushtet e kësaj oferte.

a.y/NOA

KOMENTE