Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdani: Ramës i mbaroi koha, transformimin e Tiranës, nuk e bëri as për 11 vite
English

Bogdani: Ramës i mbaroi koha, transformimin e Tiranës, nuk e bëri as për 11 vite

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Deputeti demokrat Gerti Bogdani gjatë ditës së sotme u shpreh se, kryebashkiaku Rama nuk mund të deklaroj më se do të transformojë Tiranën, pasi deklaroi ai, nuk i mjaftuan as 11 vite për këtë punë.

“Edi Rama ka thënë se gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie ka dhënë vetëm 1,500 leje ndërtimi: mënyra sesi janë dhënë këto leje ndërtimi ka qenë një skandal i përmasave të mëdha. Vetëm dy studio që drejtohen nga miq të ngushtë të Ramës, kanë përfituar 70% të të gjithave lejeve, ndërkohë që studio e tjera kanë marrë vetëm 30%. Nga ana tjetër, deputetëve dhe miqve të tij u ka dhënë leje ndërtimi në një sipërfaqe prej rreth 530.600 m2. Lejet e ndërtimit të Ramës dhe ndërtimet pa plan kanë shkatërruar jo vetëm shtëpitë tona, lagjen dhe qytetin, por kanë dëmtuar raportet në ekonomi, veçanërisht në biznesin e ndërtimit dhe kanë dëmtuar cilësinë tonë të jetesës”, deklaroi Bogdani.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së Ramës janë ndërtuar godina në kundërshtim me ligjet e urbanistikës, është keqadministruar hapësira urbane, gjithçka është betonizuar, mungojnë krejtësisht ambientet sportive, parqet e lojërave, qendrat kulturore për të rinj, mungojnë rrugët e brendshme në blloqet e banimit, është rritur në nivele alarmante ndotja akustike si rezultat i trafikut dhe problemeve me parkimin si dhe mungojnë totalisht hapësirat e gjelbra.

I zgjedhur i demokratëve theksoi se kryebashkiaku Rama është i fokusuar tek politika kombëtare, në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që merret me ta.

Në përfundim Bogdani theksoi se, sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin rezulton se Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropën.

a.y/NOA

KOMENTE