Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Lartë zgjedh gjyqtarët për deputeten Felaj dhe zv.ministrin Beqiraj
English

Gjykata e Lartë zgjedh gjyqtarët për deputeten Felaj dhe zv.ministrin Beqiraj

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për përzgjedhjen e gjyqtarëve që do të gjykojnë deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj dhe Arjan Çukaj si dhe zv.ministrin e Ekonomisë Leonard Beqiraj.

Felaj dhe Çukaj, do të gjykohen për “Shpifje”, ndërsa trupa e tyre gjyqësore e përzgjedhur nga shorti do të përbëhet nga gjyqtarët:

1. Majlinda Andrea, Relator i Çështjes

2. Andi Çeliku

3. Fatos Lulo

4. Ardian Nuni

5. Besnik Imeraj

Ndërkaq çështja e zv.ministrit të Ekonomisë Leonard Beqiraj ka në thelb të saj,

shfuqizimin e vendimit të datës 10.03.2011 të Prokurorisë së Përgjithshme.

Trupa e gjyqtarëve që do të merren me çështjen e Beqiraj do të përbëhet nga gjyqtarët e mëposhtëm:

1. Arjana Fullani, Relator i Çështjes

2. Mirela Fana

3.Ardian Nuni

4.Evelina Qirjako

5.Gani Dizdari

a.y/NOA

KOMENTE