Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Shqipëria ka bërë hapa para në përmirësimin e situatës energjetike
English

Haxhinasto: Shqipëria ka bërë hapa para në përmirësimin e situatës energjetike

Tiranë, 29 prill 2011, NOA Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto gjatë ditës së sotme mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Energjisë të organizuar nga Konfindustria.

“Prioriteti që qeveria shqiptare i jep sektorit energjetik nuk është një përcaktim i rastit. Ai buron nga programi ynë ambicioz i zhvillimit të degëve të ekonomisë, e para së gjithash atyre prodhuese, që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, por edhe i turizmit dhe shërbimeve, për të cilat furnizimi me energji të vazhdueshme dhe cilësore është përcaktues”, u shpreh numri 2 i qeverisë në fjalën e tij.

Më tej ai tha se, për sa i përket vetëm sektorit Elektroenergjitik, synimi i qeverisë i pasqyruar dhe në programin e saj, është zhvillimi i një tregu të sigurtë dhe konkurrues të elektricitetit, për të garantuar furnizimin e të gjithë konsumatorëve, me çmime të arsyeshme, në rrugë të shëndetshme ekonomike dhe mjedisore dhe në përputhje me parimet e pranuara komerciale dhe ligjore të tregut, konform Direktivave të Bashkimit Europian dhe Traktatit të Themelimit të Komunitetit të Energjisë.

Haxhinasto theksoi se, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të situatës energjetike në vend, si dhe përfshirjes në projekte rajonale të rëndësishme.

Sipas tij, orientimi i qeverisë për një zhvillim që mbron e respekton mjedisin, dikton një fokusim më të mirë drejt energjive të rinovueshme.

Ndër të tjera ai tha se, përmirësimi i sistemit transmetues brenda vendit mbetet një sfidë e vazhdueshme.

Në këtë forum, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Banka Botërore, BERZH, Trans Adriatic Pipeline (TAP) ku u diskutua për zhvillimet energjetike në Shqipëri në kuadër të realiteteve të reja rajonale e globale në këtë sektor.

a.y/NOA

KOMENTE