Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mancini: Do të qëndroj tek City
English

Mancini: Do të qëndroj tek City

Mançester, 29 Prill NOA - Interesimi i Juventusit në drejtim të Roberto Mancini me sa duket nuk ka ndikuar aspak tek ai pasi tekniku italian ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij tek Manchester City, mbi të gjitha në këtë fazë.

Pasi siguroi vendin për në Ligën e Kampionëve, finalen në Kupën e Anglisë kundrejt Stoke, Mancini ka hedhur poshtë të gjithë zërat që flasin për një kontakt të mundshëm me Juventusin.

“As nuk mund të përgënjeshtroj dhe as mund të pohoj, pasi unë komentoj vetëm gjërat që kanë ndodhur dhe një konkat me Juventusin nuk ka ekzistuar asnjëherë. Në këtë moment më intereson vetëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i FA-kup”, - këto ishin fjalët e Mancinit në drejtim të shtypit anglez.

r.b/NOA

KOMENTE