Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kandidatët e rrugës së vetme i kërkojnë mandatet për t’u konfliktuar me qeverinë
English

Meta: Kandidatët e rrugës së vetme i kërkojnë mandatet për t’u konfliktuar me qeverinë

Kamëz, 29 prill 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, pasditen e sotme u ndal në qytetin e Kamzës për të prezantuar dhe mbështetur kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Xhelal Mziu.

Në fjalën e tij, Meta tha se në mandatin e kaluar janë ndërtuar 7 shkolla dhe kopshte të reja dhe ato shkolla të reja që do të inaugurohen, do të garantojnë si rrallë herë që në bashkinë e Kamzës të realizohet standardi europian i numrit të nxënësve për klasë.

Lideri i LSI-së theksoi rëndësinë e madhe arritjen e madhe të partneritetit të bashkisë Kamëz, jo vetëm për të zgjedhur problemet e energjisë elektrike, por është bërë progres edhe për ujin e pijshëm e një sërë hapash të tjera.

Sipas tij në Kamëz po realizohet qendra më e madhe e formimit profesional, për 2500 persona në 22 profesione, për të hyrë në tregun e punës.

Ai shprehu bindjen se programi i Xhelal Mziut, përputhet edhe me prioritet e LSI-së, të cilat vënë në plan të parë interesat e komunitetit dhe të qytetarëve.

“Duke marrë shkas nga disa ngjarje të pakëndshme, unë dua t’iu ftoj të gjithëve që ti izoloni të gjithë arta provokatorë të cilët kërkojnë të sajojnë incidente, sepse është me rëndësi për komunitetin dhe për vendin tonë. Unë shpreh bindjen se ato incidente nuk kanë lidhje me qytetarët e Kamzës, prandaj unë shpreh bindjen e në 8 maj qytetarët do të shkojnë për të votuar programin më të mirë atë të “Aleancës për qytetarin”, deklaroi Meta.

Sipas tij kandidatët e rrugës së vetme i kërkojnë mandatet e kryetarëve për ti përdorur për konflikte me qeverinë, gjë që nuk është në dobi të askujt.

Në përfundim ai theksoi se, zgjedhjet e 8 majit do të japin një mesazh të rëndësishëm atë të emancipimit politik.

a.y/NOA

KOMENTE