Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet janë shumë të thjeshta, një zgjedhës - një votë
English

Zgjedhjet janë shumë të thjeshta, një zgjedhës - një votë

Nga Eugen Wollfarth

Jemi në pritje të Ditës së Zgjedhjeve më 8 Maj, e cila shënon ditën e zgjedhjeve vendore. Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, të cilët do të zgjedhin ata që do t'u ofrojnë atyre shërbime në bashki e komuna. Do të jetë shumë e rëndësishme që qytetarët, burra e gra, të shkojnë e të votojnë, ta hedhin fletën e votimit e të demonstrojnë besim te sistemi, të kërkojnë shërbime pas ditës së zgjedhjeve dhe të ndjekin me vëmendje programet që kandidatët dhe ekipet e tyre kanë për të ardhmen e bashkive e komunave. Shërbimi për vendin fillon duke u shërbyer qytetarëve aty ku ata jetojnë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm gjatë 20 vjetëve të fundit pas ardhjes së demokracisë dhe nuk ka asgjë që ta pengojë në të ardhmen nëse qytetarët japin kontributin e tyre.

Qytetarët duhet të kenë besim se përgatitjet po shkojnë mirë. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që marrin përsipër detyrën për të shërbyer në qendrat e votimit dhe në komisione, t'u shërbejnë vërtet qytetarëve dhe të qëndrojnë në postet e tyre gjatë gjithë procesit zgjedhor. Duhet forcuar besimi, kështu që edhe njerëzit duhet të besojnë se mund ta hedhin votën e tyre kur shkojnë në qendrat e votimit. Për fat të keq, në të shkuarën ka pasur raste kur disa komisionerë janë larguar nga qendrat e votimit. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë përsëri dhe, nëse ndodh, duhet të korrigjohet dhe mendoj se është shumë mirë që po bëhen përgatitjet e duhura për këtë.

Shqipëria i ka të gjitha mjetet, përgatitjet po bëhen siç duhet, kështu që vendi, duke filluar nga kandidatët dhe qytetarët, mund t'i arrijë standardet. E rëndësishme është që të ekzistojë vullneti politik dhe vullneti politik nuk është diçka që u delegohet vetëm partive. Me vullnet politik kemi parasysh edhe vullnetin politik të qytetarëve dhe komisionerëve për t'i shërbyer vërtet vendit.

Ndërkaq liria e shtypit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë u bëj thirrje gazetarëve të bëjnë kronikat e tyre vetjake. Sigurisht që disa stacione nuk janë aq të mëdha sa disa të tjera dhe ndoshta nuk kanë mundësi që të dërgojnë njerëz në terren, por punë e mirë gazetareske është marrja e informacionit të dorës së parë, duke mos u varur nga informacione të dorës së dytë. Kështu që ftoj të gjitha mediat që të mundohen të marrin informacion të dorës së parë dhe të bëjnë një punë të mirë gazetareske, madje kam parë se edhe deri tani media ka bërë një punë mjaft të mirë.

Pasi zgjedhjet, në fakt, janë shumë të thjeshta: një zgjedhës - një votë.

KOMENTE