English

Akullore me shije marijuane

Kaliforni, 30 prill 2011, NOA - Jemi mësuar me shijet tradicionale të akulloreve, si çokollatë, vanilje, luleshtrydhe ose banane, por akullore me shije marijuane vështirë se kemi provuar.

Akulloren “dehëse” e promovoi një sipërmarrës amerikan, i cili po përgatitet për ta nxjerrë atë në treg.

Akullorja nuk është çertifikuar ende, por përdoret për qëllime mjekësore nga pacientë që kanë qenë më parë përdorues të marijuanës.

Akullorja me marijuanë kushton 15 dollarë amerikanë dhe nuk lejohet nën moshën 18 vjeç.

Bima e marijuanës kultivohet për qëllime mjekësore në Kaliforni, shtet që përfiton 1.4 miliardë dollar në vit nga taksimi i saj.

Vlen të theksohet se kalifornezët janë pro hedhjes në treg të kësaj akulloreje.

mit/NOA

KOMENTE