Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulku: Për të vjelë taksa, Rama u vodhi trotuaret qytetarëve
English

Bulku: Për të vjelë taksa, Rama u vodhi trotuaret qytetarëve

Tiranë, 30 prill 2011, NOA- Deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, e cilësoi mungesën e trotuareve si të rrezikshëm për shumicën e qytetarëve, si personat me aftësi të kufizuara dhe nënat me fëmijë të vegjël.

“Numri i përgjithshëm i personave me aftësi të kufizuara në kryeqytet është 5.200 persona, por shumicën e tyre, ne nuk i shohim të dalin në trotuaret dhe rrugët e Tiranës. Arsyeja e vetme është se trotuaret dhe rrugët nuk i kanë facilitetet e duhura për lëvizjen e tyre. Është e turpshme që për këta persona, Tirana të jetë një “zonë e ndaluar”, deklaroi e zgjedhura e demokratëve.

Sipas saj, trotuaret e rikonstruktuara nga bashkia janë të ngushta, më pak se një metër, duke bërë që të shkelen standardet, madje tha se edhe ata ekzistues janë kthyer në bare dhe restorante.

Ajo shtoi se kjo situatë në kryeqytet vjen pasi, Rama i ka dhënë lejet për të ushtruar këto aktivitete, vetëm e vetëm, për të vjelë sa më shumë taksa, pa marrë parasysh problemet që u shkaktohen qytetarëve.

Bulku tha se qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një kryebashkiak të ri që të mendoj për qytetarët, në mënyrë që ti japë fund kësaj politike.

a.y/NOA

KOMENTE